Telegrafi

Huliganizëm i tepruar në Norvegji, tifozi verbon gjyqtarin duke i hedhur sprej syve (Video)

Një tjetër sulm i pazakontë ka ndodhur nga një tifoz kundrejt gjyqtarëve. Rasti i fundit vjen nga Norvegjia, në kategorinë e parë të futbollit. 

Gjatë ndeshjes Kongsvinger-Ranhein, gjyqtari anësor Ole Andreas Skogsrud Haukasen është spërkatur me një sprej që përmbante piper të kuq djegës.

Ndërkohë që ndeshja po zhvillohej normalisht, një tifoz ka zbritur nga shkallët e ulëta dhe askush nuk e ka vënë re sulmin e tij.

Lexo po ashtu E çuditshme: Mbahet një minutë heshtje për ish-futbollistin e Milanit, por ai është i gjallë (Video)

Anësori ka pasur djegie të syrit të djathtë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve duke e pastruar me ujë, janë dashur disa minuta që anësori të merrte veten.

Më pas ndeshja ka vijuar normalisht, ndërsa tifozi i Kongsvinger është arrestuar vetëm pak momente më pas, pasi ishte larguar nga stadiumi.