Telegrafi

Huliganët rusë dëbohen nga Franca (Video)

Tempers flare in the stands between Russia and England fans during the UEFA Euro 2016, Group B match at the Stade Velodrome, Marseille. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Saturday June 11, 2016. See PA story SOCCER England. Photo credit should read: Nick Potts/PA Wire. RESTRICTIONS: Use subject to restrictions. Editorial use only. Book and magazine sales permitted providing not solely devoted to any one team/player/match. No commercial use. Call +44 (0)1158 447447 for further information.

Disa tifozë rusë të kontrolluar dje (e hënë) në jug të Francës do të largohen nga vendi, pasi dyshohen se përbëjnë një kërcënim për rendin publik pas incidenteve që ndodhën të shtunës pas ndeshjes së vlefshme për Euro-2016 Angli-Rusi në Marsejë, njoftuan autoritetet.

“Operacionet e kontrollit nuk kanë përfunduar ende, por autoritetet kanë marrë vendimin të vendosin disa prej tifozëve në qendra paraburgimi në pritje të largimit të tyre nga vendi”, theksuan autoritetet, transmeton KP.

Sipas tyre, kontrollet e identiteti shërbejnë për të verifikuar nëse këta rusë bëjnë pjesë në ndonjë listë huliganizmi që konsiderohen të rrezikshëm.

https://youtu.be/6XwiBeueBtI