Portieri fitues i Kupës së Botës, Hugo Lloris, ka njoftuar pensionimin nga futbolli me përfaqësuesen e Francës.
36-vjeçari e ka bërë këtë njoftim po të njëjtën ditë kur u pensionua edhe ish-bashkëlojtari i tij nga Tottenham Hotspur, Gareth Bale.
Lloris, i cili ka regjistruar rekord prej 145 paraqitjesh dhe ka qenë kapiten 122 herë rekord, largohet nga Les Bleus pas humbjes zhgënjyese në finalen e Kampionatit Botëror në ‘Katar 2022’.
“Vjen një moment kur duhet të dish t’i dorëzosh frenat. Gjithmonë e kam përsëritur se skuadra franceze nuk i përket askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurohemi që të jetë kështu, unë së pari”.
Our goalkeeper and captain 𝙃𝙪𝙜𝙤 𝙇𝙇𝙊𝙍𝙄𝙎 has retired from international football 🔚
🇫🇷 145 caps (record)
©️ 121 captaincies (record)
🏆 World Champion 2018
🥇 Nations League winner 2021A Legend 🙌
THANK YOU for everything Hugo 💙#FiersdetreBleus pic.twitter.com/1LaXmOK2by— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) January 9, 2023
“Mendoj se skuadra është e gatshme të vazhdojë përpara. Po ashtu, është edhe një portieri që është i gatshëm (portieri i Milanit, Mike Maignan).
“Preferoj të largohem në kulmin tim sesa ta pres rënien. Ekziston edhe një zgjedhje familjare, e ndjej nevojën të kaloj më shumë kohë me gruan dhe fëmijët”, ka deklaruar portieri.
Faqja zyrtare e Francës në Twitter e publikoi një fotografi të Lloris me përshkrimin: “Një legjendë. Të lumtë dhe faleminderit për gjithçka”.
Karriera e tij me përfaqësuesen është zhvilluar ndërmjet viteve 2008-2022, ndërsa ka luajtur në Katër Kampionate Botërore dhe tre Kampionate Evropiane.
Ai ishte kapiten në triumfin e vitit 2018 në Rusi dhe në arritjen në finale të vitit të kaluar në Katar, ku Franca pësoi në penallti nga Argjentina. /Telegrafi/