Site icon Telegrafi

Hugo Duro më i miri: Valencia 3-3 Atletico Madrid, notat e lojtarëve

Valencia dhe Atletico Madridi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës 13-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 3-3.

Golat për Los Che i realizuan Stefan Savic me auto-gol dhe Hugo Duro me dy, ndërsa për Los Cholchoneros shënuan Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Sime Vrsaljko.

Valencia ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.77, me Atleticon që u vlerësua me 6.73.

Lexo po ashtu Përfundon ndeshja dramatike: Valencia ia merr Atletico Madridit tre pikë nga duart

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte padyshim Duro që shënoi dy gola dhe u notua me 8.7.

Në anën tjetër, dështimet e kësaj përballje dolën të ishin Hector Herrera, Daniel Wass, Mouctar Diakhaby dhe Jasper Cillessen, që u vlerësuan me 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Exit mobile version