Site icon Telegrafi

Huddersfield e bleu për pesë milionë euro, Hadergjonaj ia shpërblen me super paraqitje ndaj Swanseas

Florent Hadergjonaj ditë më parë ka kompletuar transferimin tek Huddersfield Town.

Skuadra angleze vendosi ta aktivizojë klauzolën për blerjen e lojtarit nga Ingolstadt për pesë milionë euro.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë me klubin bardh e kaltër deri në verën e vitit 2021.

Në ndeshjen ndaj Swanseas ditën e shtunë, Hadergjonaj ia ka shpërblyer klubit besimin.

Mbrojtësi nga Deçani ishte më i miri në fushë dhe kësisoj ka marrë edhe notën më të lartë që ishte tetë.

Hadergjonaj dhe trajneri i Huddersfield, David Wagner

23-vjeçari ishte fantastik në fazën defensive por bëri punë të madhe edhe në ofensivë me disa harkime të sakta por që nuk u shfrytëzuan nga sulmuesit e klubit vendas.

Huddersfield pas këtij barazimi ndaj Swanseas zë pozitën e 15-të në Ligën Premier me 31 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë për Hadergjonajn ishte ndeshja e 20-të këtë edicion me fanellën bardh e kaltër ku ka bërë edhe dy asistime.

Në ndeshjen e ardhshme më 17 mars, Florenti së bashku me klubin e tij do të jenë nikoqir të skuadrës së fundit në tabelë Crystal Palace. /Telegrafi/

Exit mobile version