Telegrafi

Huawei bën gati rrjetin 5G

Kompania ka thënë se është e nevojshme që të fillojë të investojë në kërkime dhe zhvillim për rrjetin 5G sepse sipas tyre "tani pothuajse të gjithë mund të gjenerojnë të dhëna të mëdha".

Si hap të parë Huawei është duke punuar për zhvillimin e standardeve globale për 5G me shpresën për të ofruar shpejtësi të të dhënave deri në 10GB /sek, që është shpejtësi 10 herë më e madhe sesa ajo e ofruar nga rrjeti 4G.

Kjo shpejtësi do ta bënte 5G-në të krahasueshme me internetin brezëgjerë me fibër, dhe e aftë për të dhënë definicion të lartë dhe filmat 3D për telefonat mobil.

Vendosja e rrjetit 5G mund të jetë rreth pesë vjet larg arritjes tek përdoruesit. Ideja e 5G-së nuk është që ta zëvendësojë internetin e shpejtë me fibër, por ta plotësojë atë. / Telegrafi /