Studiuesit e Human Rights Watch (HRW) thanë se qeveria kineze po redukton ndjeshëm numrin e xhamive në rajonin autonom të Ningxia dhe në provincën Gansu.
Autoritetet kineze kanë mbyllur ose zhvendosur qindra xhami në rajonet veriore të Ningxia dhe Gansu, shtëpia e popullsisë më të madhe myslimane të Kinës pas Xinjiang, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të “sinicizuar” pakicat fetare të Kinës, thuhet në një raport, transmeton Telegrafi.
Partia Komuniste kineze (PKK) ka mbajtur për një kohë të gjatë kontroll të ngushtë ndaj pakicave fetare të Kinës, dhe që nga viti 2016, kur Xi Jinping, udhëheqësi i Kinës, bëri thirrje për sinicizimin e feve kineze, ritmi dhe intensiteti i ‘konvertimeve’ të xhamive është rritur.
Në prill të vitit 2018, Pekini lëshoi një direktivë ku thuhej se zyrtarët qeveritarë duhet të kontrollojnë rreptësisht ndërtimin dhe paraqitjen e vendeve për aktivitete islame, dhe t’i përmbahen parimit të më shumë prishjeve dhe më pak ndërtimeve.
Studiuesit e HRW analizuan imazhet satelitore për të shqyrtuar politikën e konsolidimit të xhamive në dy fshatra në Ningxia.
U zbulua se midis 2019 dhe 2021, kupolat dhe minaret u hoqën nga të shtatë xhamitë. Katër xhami u ndryshuan ndjeshëm: tre ndërtesa kryesore u shkatërruan dhe salla e abdesit të njërës u dëmtua.
Hannah Theaker, pedagoge në Universitetin e Plymouth e cila hulumtoi temën me David Stroup të Universitetit të Mançesterit, tha se heqja e pajisjes së larjes ishte një mënyrë për t’u siguruar që në thelb menjëherë të mos mund ta përdorin, [kështu që] ajo u hoq në mënyrë efektive si një vend adhurimi pa qenë i dukshëm.
Theaker dhe Stroup vlerësojnë se rreth 1,300 xhami në Ningxia – një e treta e numrit të përgjithshëm të regjistruar – janë mbyllur që nga viti 2020. Ky vlerësim nuk përfshin xhamitë që u mbyllën ose u shkatërruan për shkak të statusit të tyre jozyrtar, shumica e të cilave ndodhën para vitit 2020. /Telegrafi/
习近平的全面中国化极速进行中,拆除的了建筑,人心里的殿堂永存。
习近平以及中国共产党这群反人类罪犯,你们是逃不掉的。我们将记述每一件你们的罪恶,近期会有就中国西北文化灭绝、宗教灭绝的全面报告推出,一桩桩一件件,都是证据。
敬请期待‼️ pic.twitter.com/SddXW5IPni— 马聚 (@majuismail1122) November 21, 2023