Telegrafi

Hoxhaj: Presheva të jetë pjesë e dialogut

Lugina e Preshevës do duhej të përdoret nga Kosova në dialogun me Serbinë dhe të shpalos një qëndrim të qartë me të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

Ministri i punëve te jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova në dialogun me palën serbe duhet të ndërtojë një pozicion të qartë dhe të fuqishëm në raport me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Hoxhaj, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se në vitin 2017 duhet të kemi një qartësi përsa i përket kësaj teme.