Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot zyrtarisht programin për Fillimin e Ri, në qytetin e Therandës, ku të pranishmëve iu drejtuan kryetari i partisë, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryetari Enver Hoxhaj.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e therandës që në ditën e votimit, më 11 qershor ta mendojnë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre të Kosovës, dhe ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.
Veseli ka vlerësuar lartë kandidatin e për deputet Enver Hoxhaj, të cilin e ka cilësuar si diplomatin dhe intelektualin më të mirë të kombit shqiptar.
“Krenohuni dhe fuqizojeni djalin tuaj, diplomatin më të shquar të kombit shqiptar, intelektualin dhe politikanin më të denjë, Enver Hoxhaj, i cili ka nevojë për mbështetjen dhe fuqinë tuaj, dhe ju ftoj që ta mbështesni e ta votoni”, deklaroi Veseli.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se takimi i sotëm flet që PDK-ja në Therandë është forca më e madhe politike, dhe forca e vetme e ndryshimit që ka Kosova. Ai ka vlerësuar lartë Kadri Veselin, i cili, tha se është lider i vendimeve të mëdha.
“PDK është parti e besimit. Tash ne jemi në një Fillim të Ri, por fillimi i ri nuk mund të nisë me liderë që nuk kanë bateri të forta, që nuk kanë guxim të marrin vendime të mëdha
Me Kadri Veselin, fuqizohet qytetari, pensionisti, rinia, gratë dhe vetë shteti. Kosova do të duket ndryshe pas 4 vitesh falë një shprese, një optimizmi, një besimi, që kemi në Therandë, në Kosovë, dhe kjo forcë e ka vetëm një emër dhe mbiemër, e ai është Kadri Veseli”, ka deklaruar Hoxhaj.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e Therandës që në ditën e votimit, më 11 qershor ta mendojnë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre të Kosovës, dhe ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.
Veseli ka vlerësuar lartë kandidatët e PDK-së nga Theranda, zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj, si dhe Luljeta Veselajn.