Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Therandë ku ka takuar strukturat e partisë në një takim masovik.
Hoxhaj ka thënë se fuqia e vërtetë e PDK-së janë rinia, si dhe burrat dhe gratë që e kanë mbështetur këtë parti që nga themelimi i saj.
Hoxhaj duke shprehur mirënjohjen ndaj strukturave të partisë, ka thënë se takimi masovik në Therandë me këto struktura është dëshmi që PDK do të shënojë fitore me fillimin e ri, në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Fuqia e vërtetë e PDK-së në Therandë dhe në mbarë Kosovën janë të rinjtë, si dhe burrat e gratë që e kanë përkrahur prej themelimit partinë tonë. Ky takim masovik mbrëmë është dëshmi e qartë e fitores së madhe të Fillimit të Ri më 11 qershor. #FillimiRi12 #EnverHoxhaj5”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.