Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar ndërmarrjen City Bakery në Prishtinë, e cila është themeluar dhe drejtohet nga Valbona Raifi.
Hoxhaj ka thënë se mbështetja e femrave ndërmarrëse do të jetë prioritet i Fillimit të Ri, sikurse edhe fuqizimi dhe përfaqësimi i gruas në Kosovë.
“Shumë punë, angazhim dhe mbi të gjitha pasion për ndërmarrësinë nga Valbona Raifi, pronare e City Bakery në Prishtinë. Por, edhe shumë prodhime me shije që po përgatiten për iftarin e sontëm. Mbështetja e ndërmarrëseve femra do të jetë prioritet i Fillimit të Ri”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.