Pas Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, ministrja në detyrë e Drejtësisë Dhurata Hoxha, së bashku me kandidatet për deputete, Flora Brovina, Maxhide Mjaku, Sala Berisha Shala dhe Selvije Halimi, kanë vizituar degët e Gruas Demokratike të PDK-së në Ferizaj, Lipjan e Shtime.
Siç njofton PDK, gjatë vizitës Hoxha ka thënë se në këto takime u rikonfirmua angazhimi maksimal për fitoren e Fillimit të Ri. “Vizionit tonë, tashmë të mirëpritur kudo në vend dhe se ka gjetur gra të mobilizuara më shumë se kurrë, në degët e GD-së, te të gjitha anëtaret dhe simpatizantet që po i kontribuojnë fitores madhështore të Fillimit të Ri, më 11 Qershor, të koalicionit të fitores që i prin PDK”.
Ajo ka theksuar se vota për PDK-në e Kadri Veselin, për fitoren e Fillimit të Ri, është përgjegjësi e çdo gruaje që synon të jetë e përfaqësuar, e përkrahur në projekte të subvencionimit në bujqësi, të zhvillimit të ekonomisë familjare por edhe integrimin në të gjitha nivelet institucionale.
“Fillimi i Ri është i mirëpritur nga gratë që duhet ta kenë vendin e tyre të merituar, në të gjitha nivelet e përfaqësimit dhe vendimmarrjes. Vota për PDK-në, është votë për gratë në fokus për avansimin e gjendjes së tyre, edhe në familje, edhe në prodhim, edhe në biznes. Gruaja jo vetëm se është shylla e shtëpisë por edhe e kombit”, ka thënë Dhurata Hoxha
Dhurata Hoxha ka shtuar se Gruaja Demokratike e Kosovës, është e përkushtuar për fitoren e Fillimit të Ri, që pas 11 qershorit, të marrë përgjegjësi dhe obligime të cilat rikonfirmojnë fuqizimin e gruas, andaj edhe fton të gjitha gratë pa dallim ta votojnë PDK-në.