Ish-menaxheri i Liverpoolit, Gerard Houllier ka shkaktuar një trazirë në Francë, duke pretenduar se Paris Saint-Germain dhe Marseille janë bashkuar për të ndikuar në qeverinë franceze në ndalimin e sezonit të Ligue 1.
Lyon ishte ndër humbësit më të mëdhenj nga vendimi për të ndaluar sezonin francez, duke munguar në kualifikimin evropian për herë të parë që nga viti 1997 pas përfundimit në vendin e shtatë.
Tani, Houllier ka pohuar se ai beson se PSG dhe Marseille, të cilët përfunduan në pozitat një dhe dy, kanë punuar së bashku për të përfunduar sezonin para kohe.
“Ekziston një bosht midis OM dhe PSG dhe goditet fort”, ka thënë fillimisht Houllier për OLTV.
“Ishte një aleancë e bërë me aranzhime midis miqve dhe unë mendoj se mbi të gjitha ishte një komplot, një plan për të eliminuar Lyon”.
“Do të mbulohet sepse mendoj se shteti francez është i përfshirë. Kam ndjekur të gjitha konferencat për shtyp nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Kryeministri Edouard Philippe, dhe ata kurrë nuk folën për sportin”.
“Dhe thjesht rastësisht, në fund, thuhet se Ligue 1 nuk do të jetë në gjendje të rifillojë. Ishte hera e parë që ata folën për sportin. E pashë pak të çuditshme”.
“Vendimi që morën ishin shumë i padrejtë”.
“Një kampionat nuk ndalet në ditën e tretë, 19 apo 28. Ne shkojmë deri në fund, përndryshe e konsiderojmë të pavlefshëm”, përfundoi francezi. /Telegrafi/