Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti ka vlerësuar lartë punën e Partisë Demokratike në sektorin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Ai në emisionin ‘Tribunë Zgjedhore’ deklaroi se hovi zhvillimor ekonomik i vendit ka nisur me ardhjen e PDK-së në pushtet.
Hoti ka shtuar se kjo parti ka arritur që zhvillojë infrastrukturën e vendit, bujqësinë dhe arsimit.
Ai ka shtuar se koalicioni me AAK-në dhe NISMA-n, ka potenciale që këtë zhvillim ta bëjë edhe më të madh, duke thënë se këtë koalicion e presin punë të mëdha.
Hoti tha se janë të gatshëm t’i thithin 800 milionë euro nga grantet ndërkombëtare dhe për ta bërë rritjen e investimeve të huaja.
Hoti tha se sektori i bujqësisë ka arritur që të funksionalizohet vetëm kur në qeverisje ka ardhur Partia Demokratike e Kosovës. Sipas Hotit, ky sektor para qeverisjes së PDK-së nuk ka qenë duke funksionuar.
Sikur sektorin e bujqësisë, Hoti e sheh edhe atë të infrastrukturës. Duke shtuar se PDK ka arritur ta bëjë lulëzimin infrastrukturor në vend.
Edhe sistemin e drejtësisë ka arritur që ta formësojë Partia Demokratike e Kosovës. Sipas Hotit drejtësinë evropiane ka arritur që kjo parti ta funksionalizojë.
Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë fakte që shteti është i kapur le të shkojnë në prokurorinë e shtetit.