Site icon Telegrafi

Hoti me foton e Shaqirit, feston titullin e Liverpoolit dhe ‘kërcënon’ rivalët për sezonin tjetër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njihet si tifoz i Liverpoolit, ndërsa sot ka reaguar pas titullit të fituar ditë më parë nga klubi anglez.

Liveroooli është shpallur kampion pas 30 vitesh, në një kampionat që e dominoi nga fillimi në fund.

Hoti ka zgjedhur një foto të yllit shqiptarë të Liveproolit, Xherdan Shaqiri, ku ka shkruar edhe disa rreshta për këtë festë.

“Liverpool, PREMIER LEAGUE Champions.  U kry, ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë. Urime. Shihemi sezonin tjetër”, ka shkruar Hoti.

Edhe më parë kryeministri Hoti kishte reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Ligës së Kampionëve vitin e shkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version