E inspiruar nga filmi i spiunit James Bondit nga viti 1977, Anthénea është strehimore lundruese luksoz e krijuar nga arkitekti Jean-Michel Duacancelle me detyrën që të mbrojë planetin!
Anthénea është apartament hoteli ekologjik i cili furnizohet ekskluzivisht me energji solare, transmeton Telegrafi.
Ky objekt pluskues në tërësi është i pavarur, duke shfrytëzuar pesë panele solare për aktivizimin e elektromotorit pa zhurmë dhe sistemet për përpunimin e ujërave të zeza.
Kapsula në tërësi mund të riciklojë, ndërkaq është e dizajnuar në atë mënyrë që të jetë jashtëzakonisht e qëndrueshme dhe rezistuese ndaj katastrofave atmosferike.
Anthénea përfshin disa modele të ndryshme në mënyrë që t’i plotësojë shumë funksione – nga apartamenti hotelier, deri te hapësirat për ngjarje, madje edhe qendrave Spa.
Apartamenti pluskues u ofron udhëtarëve shansin të shikojnë botën nënujore nëpërmjet dyshemesë së qelqtë, derisa lundron nëpër dete, lumenj dhe liqene.
Enterieri i rregulluar në mënyrë moderne shtrihet në 50 metra katrorë dhe përfshin dhomën e ditës me mini-barin, dhomën e gjumit me vaskë të madhe, ndërsa në nivelin e sipërm gjendet hapësira për të qëndruar, e cila mund t’i gostitë 12 persona.
Tarraca në kulm me pamje panoramike në sipërfaqe të ujit është e mbrojtur nga dielli me pullazin sferik i cili mund të përshtatet.
/Telegrafi/