Site icon Telegrafi

“Horror” në burgun kolumbian, të burgosurit rebelohen dhe i vënë flakën dyshekëve e rrahen mes vete – digjen për së gjalli 50 prej tyre

Rreth 50 persona humbën jetën dhe 30 tjerë u lënduan, në një zjarr që shpërtheu gjatë një rebelimi brenda burgut, ku tentuan të arratisen nga burgu Tulua në Kolumbi.

Të burgosurit kanë tentuar t’i vënë zjarrin dyshekëve gjatë rebelimit. E zjarri shpërtheu në bllokun e qelive ku jetojnë rreth 200 të burgosur, transmeton Telegrafi.

Pasi që të burgosurit dogjën të gjithë dyshekët, disa tentuan të arratisen – derisa pjesa tjetër për të cilën besohet se janë të lidhur me bandat, filluan të sulmojnë njëri-tjetrin.

Ministri kolumbian i Drejtësisë, Vilson Ruiz Orehuela, e ka treguar një versionin tjetër – se tragjedia filloi kur të burgosurit filluan të rrahen mes vete, disa prej tyre i vënë zjarrin dyshekëve. Orehuela tha se zjarri u zgjerua dhe se është dashur të intervenojnë e ekipet e zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin.

Është akoma e paqartë se si të burgosurit e pësuan me jetë në këtë zjarr, dhe sa prej tyre humbën jetën gjatë përleshjeve mes bandave rivale në burg.

Derisa familjarët e të burgosurve ishin mbledhur para zyrës së manxhmentit të burgut për të mësuar diçka për më të dashurit e tyre, zyrtarët e burgut lexonin listën me emrat e të mbijetuarve.

Të gjithë të burgosurit që janë mbajtur në blloqe tjera të qelive janë përshkruar si “njerëz në gjendje të mirë”. Sipas ministrit kolumbian, në tërë objektin në momentin e tragjedisë gjendeshin 1.267 të burgosur, rreth 200 më shumë sesa që parashihej. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version