Site icon Telegrafi

Horoskopi zbulon kush me kë patjetër duhet të jetë, herë do kurdo!

Zgjidhni shenjën tuaj dhe zbuloni ndaj kujt jeni “të dobët”:

Dashi dhe Peshorja – Probleme në marrëdhënie mund të lindin kur sjellja dhe jeta e njerëzishme sipas rregullave të Peshores fillojnë të nevrikosin Dashin. Për të pasur sukses lidhja, është e duhur që këto dy shenja të natyrës kundërshtare lidhen në aktiviteteve të përbashkëta, transmeton Telegrafi.

Demi dhe Akrepi – Kur Demi delikat hapet para Akrepit dhe sheh edhe afshin e saj për jetën, lindin dëshira të mëdha seksuale. Demin e lodh tempi i Akrepit, ndërsa Akrepin e pengon pasiviteti i Demit. Kur bëhet fjalë për lidhje, ju nuk lodheni nga njëri- tjetri, por shpesh konfliktet janë të pashmangshme mes jush.

Binjakët dhe Shigjetari – Tërheqja midis këtyre dy shenjave nuk është vetëm fizike, por shprehet edhe në jetën mendore. Binjakët, megjithatë, mund t’i nevrikosë qëndrimi i Shigjetarit se ai di më së miri çdo gjë, ndërsa Shigjetari partnerit mund t’i gjejë vërejtje për shkak të noshalancës së tij dhe prirjes për thashetheme.

Gaforrja dhe Bricjapi – Ndjeshmëria e Gaforres dhe forca e Bricjapit paraqesin lidhjen e vërtetë. Afshi mund të prishë ndjenjat e Gaforres që Bricjapi herë pas herë e injoron, ndërsa Bricjapit mund t’i duket pengesë varësia e palës tjetër. Marrëdhënia mes këtyre të dyve i ka të gjitha mundësitë për të qënë e gjatë,

Luani dhe Ujori – Nevoja e madhe e Luanit për kujdes dhe kundërshtimi i Ujorit ndaj të gjitha konvencioneve shoqërore mund të shkaktojnë probleme. Problemi është e secili prej tyre do të drejtojë, do të jetë shefi. Shpëtimin nga problemet patjetër duhet të kërkohen në shtrat, larg të tjerëve.

Virgjëresha dhe Peshqit – Virgjëresha e dëshiron rregullin, Peshqit refuzojnë rutinën, kjo është e mjaftueshme që të shkaktojnë kundërshti. Peshqit e papërmbajtshëm për një moment mund të mërzisin Virgjëreshën, ndërkaq dëshira për kontroll, gatishmëria për kompromis shpëtojnë lidhjen. /Telegrafi/

Exit mobile version