Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar nëntori.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Jeni duke ndier që ngjarjet e reja po paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme në skenën afariste. Në periudhën nga 17 nëntori, ju presin ngjarje pozitive. Nga fundi i muajit do të keni një rol aktiv në jetën publike. Kushtoni kujdes takimeve të cilat do t’ju mundësojnë avancime në nivele të ndryshme.
Shëndeti: Kujdes, janë të mundshme lëndime të kokës por edhe probleme me sinuset. Shmanguni shkujit dhe veprimeve të pamatura.
Dashuria: Po silleni me kujdes në shumë situata, po përpiqeni t’i shikoni drejt aspektet e mira dhe të këqija, të cilat po i nuhasni në jetën dashurore. Është me rëndësi që ta harmonizoni mendjen tuaj me ndjenjat, reaksioni impulsiv mund t’ju çojë në vlerësim dhe sjellje të keqe. Nuk keni nevojë që të merreni me gjërat e parealizuara apo të këqija nga e kaluara juaj dashurore. Orientimi i gabueshëm lë gjurmë apo pasoja në jetën e përbashkët. Personi juaj i dashur me kujdes po analizon sjelljen tuaj dhe pret impuls të mirë rreth planeve të përbashkëta. Dashuria ka fuqinë më të madhe me kusht që të jeni mjaftueshëm të sinqertë dhe t’i besoni njëri-tjetrit. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju pret një romancë e re dashurore. Ju tërheqin kontaktet e reja emocionale, por ndaj çdo personi duhet të praktikoni model tjetër të sjelljes në shfaqjen e ndjenjave tuaja.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Perfeksiononi stilin tuaj të shprehjes, sepse ka momente kur fuqia e ndikimit ka efekt të shumëfishtë. Është me rëndësi t’i përfundoni të gjitha obligimet deri më 24 shtator, mos lejoni që të tjerët t’i pengojnë planet dhe qëllimet tuaja. Pranojeni mundësinë e perfeksionimit në fushën e dijes dhe të praktikës.
Shëndeti: Angazhimet e shumta që i keni po ndikojnë edhe në shëndetin fizik. Pikë e dobët janë mushkëritë.
Dashuria: Nuk pranoni kur dikush ju bën presion dhe ju irriton. Keni ndjenjën që personi i dashur me shkathtësi po shfrytëzon “mënyrën indirekte” që t’i realizojë qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë shton pakënaqësinë tuaj emocionale. Në zgjidhjen e dilemave të dashurisë vullneti i mirë, butësia dhe kujdesi paraqesin përgjigjen më të mirë ndaj kurtheve të ndryshme të jetës së përbashkët. Pa sinqeritet të dyanshëm dhe pa këmbim të ndjenjave ajo humb fuqinë dhe kuptimin e vet. Mendoni vetëm për gjëra pozitive dhe mos lejoni t’ju ikin kënaqësitë dhe lumturitë emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, pranojeni vardisjen e një personi dhe përgjigjuni “sinjaleve të dashurisë”.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Po kërkoni zgjidhje efikase në planin afarist, mirëpo ekzistojnë rrethana të cilat nuk varen nga vullneti dhe ndikimi juaj. Bashkëpunëtorët po jua zënë për të madhe për shkak të kokëfortësisë që po e tregoni me rastin e marrjes së vendimeve afariste. Nga 23 nëntori është me rëndësi t’i zgjidhni disa çështje pronësore dhe statusore.
Shëndeti: Jeni duke u këndellur nga streset që i keni pasur goxha shumë. Jeni duke e kuptuar se kot jeni nevrikosur. Gjërat shikoni me dashamirësi.
Dashuria: Në pajtim me orientimin tuaj pozitiv po silleni me shumë krenari dhe po bëni jetë aktive shoqërore, po kërkoni rast të mirë që të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme. Përshtypja e parë flet mjaft për gjendjen dhe qëllimet tuaja të mira shpirtërore. Kohë pas kohe po silleni sikur interesimi juaj për një person të caktuar nuk është i karakterit afatgjatë. Nuk dëshironi që të ngarkoheni me lidhje emocionale dhe po shpifni arsyetime të ndryshme, në mënyrë që të arsyetoni sjelljen tuaj në disa situata delikate. Megjithatë, një person tek ju po nxit ndjenja të ngrohta dhe po ju orienton në drejtim të planeve të përbashkëta. Keni ndjenjën që gjendeni nën shikimin e syve kureshtarë apo që jeni në sferën e interesimit të ndonjë personi. Shfaqni lirisht ndjenjat dhe qëllimet tuaja emocionale. Kualiteti i cili del nga lidhja dashurore paraqet lumturinë tuaj intime, ndërkaq marrëdhënia me personin e dashur më së shumti ndikon në pamjen tuaj të mirë, në shkëlqimin tuaj të brendshëm dhe në vetëbesimin të cilin e keni.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Po ndieni presion të shtuar psikologjik dhe nevojë që të liroheni nga obligimet e shtuara dhe të mundimshme. Është mençuri që të kërkoni këshillë dhe përkrahje nga ndokush. Në periudhën nga 22 nëntori mund të përfundoni të gjitha punët dhe detyrat e rëndësishme. Nga fundi i muajit ju pret një rast i mirë i cili garanton përkrahje të mirë afaristo-financiare apo ndonjë formë të mirënjohjes publike.
Shëndeti: Janë të mundshme problemet me teprime në të ushqyerit. Do të keni probleme me gjëndrat me tajitje të brendshme, e këto probleme kanë të bëjnë me shtimin e peshës trupore
Dashuria: Dëshironi që ta zgjidhni “krizën emocionale” dhe gjendeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Megjithatë, partneri juaj po shfaq pakënaqësi të qartë dhe po provon t’ju bindë në një mënyrë tjetër të të menduarit. Biseda, këshillat qëllimmira dhe përkrahja e miqve gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Dilemat emocionale është e mundshme të zgjidhen, mirëpo pas një kohe të caktuar kur përshtypjet dhe ndjenjat të kristalizohen. Largimi i përkohshëm nga personi i dashur duhet t’ju nxisë të merrni vendim të drejtë. Nuk ka nevojë që t’i ashpërsoni marrëdhëniet tuaja dashurore, tregoni mirëkuptim më të madh për partnerin tuaj dhe kënaqësia do të jetë e dyanshme. Nëse jeni person i ri apo i lirë, takimet dhe kontaktet e reja dashurore ndikojnë si “këmbim” për disa dëshira të parealizuara të cilat i keni. Për fat të mirë ju pret një epilog i mirë dashuror.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Me ngulm po propagandoni qëllimet tuaja afariste, mirëpo keni bindjen që po ju përcjellin rrethana të këqija apo që rrethi nuk po ka mirëkuptim të mjaftueshëm për idetë tuaja. Në periudhën rreth 13 nëntorit është e mundshme “kriza” kalimtare financiare, gjë që do t’ju detyrojë që të pranoni edhe disa punë plotësuese. Nga fundi i muajit ju presin kontakte të reja afariste dhe kushte më të mira.
Shëndeti: Jeni në fazën e këndelljes. Jetën tuaj analizojeni më mirë. Mendoni për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe sa më të lumtur.
Dashuria: Dëshironi që t’i harroni disa situata të këqija, mirëpo akoma nuk jeni i sigurt në vendimet tuaja emocionale. Kur të gjendeni një hap para vendimit, te ju do të nxitet edhe dilema e re emocionale, apo dyshimet. Ju mungon mirëkuptimi i dikujt, keni bindjen sikur po largoheni nga një person i dashur. Është momenti që sinqerisht të flisni me personin e dashur apo që haptas t’i rishqyrtoni planet e përbashkëta. Është me rëndësi që t’i korrigjoni gabimet tuaja, çdo gjë është e mundshme që të përmirësohet dhe të zbukurohet, por vetëm nëse mbështeteni në ndjenja të sinqerta. Nëse jeni person i ri apo i lirë do të ndieni pasiguri emocionale dhe kujdesin tuaj do ta tërheqin personat e profileve të ndryshme. Vetëm kur t’i kuptoni drejt lajthitjet tuaja emocionale mund të bëni zgjedhje të mirë në dashuri. Për fat të mirë, “ëndrrat” tuaja dashurore mund të realizohen.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Herë pas herë po ndieni mungesë të përqendrimit apo lidhje kreative, mirëpo kjo është një fazë kalimtare në pritje që të realizohen ofertat afariste të cilat sjellin kushte më të mira. Në periudhën nga 18 nëntori ekzistojnë mundësi që të avanconi pozicionin tuaj në fushën afariste. Dikush do ta shpërblejë mundin e bërë. Është me rëndësi që të krijoni kontaktet e reja afariste ose t’i pranoni idetë bashkëkohore dhe trendin pozitiv në orientimin tuaj profesional.
Shëndeti: Janë të mundshme shfaqjet e problemeve me traktin e urinës ose pengesa gjinekologjike. Akoma nuk është vonë që të ndërmerrni diçka për të përmirësuar gjendjen.
Dashuria: Po ndieni pasiguri emocionale dhe nevojë që dikush t’ju bindë në qëllimet e mira. Keni vizionin tuaj në gjurmimin e së vërtetës, mirëpo jo edhe fuqi të mjaftueshme që të ballafaqoheni me zhgënjimin emocional. Po përpiqeni që t’i racionalizoni disa situata dhe nuk dëshironi që t’ju pengojnë “problemet e vjetra”. Nuk ju pëlqen njohuria që partneri kokë në vete po vendos për planet e përbashkëta. Ikni konflikteve emocionale me personin e dashur, në mënyrë që të ruani energjinë çmueshme dhe balancën psikologjike. Erërat dashurore të cilat herë pas herë po e turbullojnë marrëdhënien tënde me personin e dashur nuk janë kalimtare, por kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim të përbashkët. Nëse jeni personi i ri apo i lirë, ju imponohet interesimi i dikujt. Ju pëlqejnë takimet e shkurtra apo kontaktet pa obligime, me kokëfortësi po e zvarrisni romancën dashurore.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Keni dëshirë që të përmirësoni gjendjen tuaj financiare, mirëpo duhet patjetër t’i plotësoni disa kushte. Në periudhën nga 19 nëntori ju presin takime të dobishme të cilat hapin mundësi të reja në planin afarist. Fundi i muajit paraqet periudhë të volitshme për paraqitje publike apo për testim dhe verifikim të dijes praktike dhe të aftësive profesionale.
Shëndeti: Nuk është edhe aq i mirë. Probleme ju shfaqen për shkak të ambicieve dhe emocioneve të mëdha.
Dashuria: Keni një shqetësim të brendshëm dhe nevojë për një dashuri intensive. Dëshironi që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në atë mënyrë do t’i shtoni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush të çrregullojë botën tuaj intime apo të komplikojë marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë moskuptime të ndryshme, mirëpo ato mund të zgjidhen me një vullnet të mirë. Në vend të diskutimit të rëndomtë, bëjani një surprizë partnerit tuaj me rol të ri dhe duke e ftuar në dialog dashuror. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i parezistueshëm para personit i cili meriton kujdesin tuaj. Varësisht nga situata në të cilën gjendeni përdorni “formulën e njohur” të dashurisë.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Ju imponohet puna në të cilën mund të dalin në pah aftësitë tuaja kreative. Në periudhën nga 24 nëntori është e nevojshme që t’i plotësoni obligimet tuaja të rregullta dhe t’i lani disa borxhe. Nga fundi i muajit kini kujdes në imazhin tuaj afarist apo në stilin e shprehjes, shumicën e qëllimeve të rëndësishme mund t’i realizoni me sukses falë planifikimit të mirë, bashkëpunimit të sigurt dhe favorizimit të dikujt.
Shëndeti: Jini i kujdesshëm kur konsumoni pije apo kur pini cigare, pasi që mund t’ju dalin telashe. Më shumë kohë kalojeni në natyrë me ajër të pastër, sepse mushkëritë i keni të rrezikuara.
Dashuria: Kënaqësinë më të bukur dëshironi ta kini në lidhjen dashurore dhe në marrëdhëniet me personin e dashur. Atmosfera e dashurisë, këmbimi i sinqertë i emocioneve dhe kontaktet e afërta kanë “magji” të veçantë e cila ju nxit në aksion. Çdo gjë është e lehtë kur mozaiku i dashurisë arrin kulmin e përbashkët. Ju kënaq nota sentimentale të cilën partneri po e fut në jetën e përbashkët, momentet e romantikës dhe afshet e zjarrta ndikojnë si sfidë e posaçme. Nëse jeni personi i ri apo i lirë, ju presin kontakte interesante. Do të shkëlqeni në mënyrën më të mirë në romancën e dashurisë me një person të pazakonshëm.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Harmonizoni interesimet tuaja me trendin aktual afarist, i cili premton aspekte praktike apo rezultate materiale. Në periudhën nga 11 nëntori, kushtoni kujdes mundësisë së perfeksionimit tuaj, paraqitjeve publike, avancimeve profesionale apo bashkimit të interesave.
Shëndeti: Të mundshme janë vështirësi reumatike apo thyerje eshtrash. Jini të kujdesshëm, nëse dëshironi t’u shmangeni rreziqeve.
Dashuria: Po kaloni nëpër faza të ndryshme emocionale, impulsi i brendshëm po ju detyron që shpesh të ndryshoni taktikën tuaj dashurore. I mësuar me përvojën nga e kaluara nuk dëshironi ta zhgënjeni dikë me përgjigjen dhe sjelljen tuaj. Nganjëherë epshi i theksuar dhe emocionet e mëdha befasisht mund t’ju çojnë të merrni vendim të gabuar. Nuk mund të injoroni dobësitë tuaja, të cilat i keni ndaj personit të caktuar. Partneri pret besnikërinë dhe mirëkuptimin tuaj të sinqertë. Është me rëndësi që të keni qëndrime të mira ndaj njëri-tjetrit dhe të ecni me hapa të përbashkët. Nëse jeni person i ri apo i lirë më shumë jeni i interesuar për kontakte joformale sesa për lidhje emocionale. Keni bindjen që dikush nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat tuaja emocionale. Ju nevojitet personi me afinitete të ngjashme, i cili është në nivelin tuaj emocional dhe shpirtëror.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Keni një energji kreative dhe nevojë që në tërësi t’i realizoni qëllimet dhe interesimet tuaja. Në periudhën nga 18 nëntori, kushtoni kujdes takimeve të dobishme apo kontakteve me botën e jashtme. Dikush është i gatshëm t’i përkrahë idetë tuaja, është e nevojshme që t’i bashkoni interesat tuaja me bashkëpunëtorët e besueshëm. Ruajeni qasjen optimiste dhe vizionin e qartë për qëllimet tuaja, suksesi i dukshëm nënkupton “sakrificë” ose angazhim të pandërprerë të përpjekjeve krijuese.
Shëndeti: Jeni përplot me energji dhe në humor shumë të mirë. Është e këshillueshme që të merreni sa më shumë me sport, nëse dëshironi ta ruani këtë gjendje që e keni.
Dashuria: Inspirimi juaj emocional dhe humori pozitiv në momente paraqesin gjendjen e shpirtit tuaj dhe ju bëjnë person me kërkesa të shumta. Po gjurmoni për nxitje të ndryshme, të cilat ju plotësojnë me energji pozitive dhe me vetëbesim. Po përpiqeni të silleni me kujdes, po ju duket që në sigurinë tuaj psikologjike dhe emocionale më së shumti ndikojnë situatat e planifikuara mirë. Mirëpo, në dalldinë emocionale apo epshore do të bëni atë që jua thotë zemra, e jo mendja. Jeni mjaft i shkathtë që të avanconi jetën tuaj dashurore. Nëse jeni person i lirë apo i ri pranoni stilin e vardisjes, mirëpo ruani edhe masën e vërtetë të shijes. Respektoni nevojat e dikujt ose ndjenjat deri në atë masë, e cila ju sjell kënaqësi të përbashkët.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Jeni futur në disa obligime të ndryshme afaristo-financiare, të cilat kërkojnë përpjekje të madhe dhe angazhim plotësues. Nga 19 nëntori ju presin ndryshime pozitive dhe mundësi për perfeksionim profesional, si edhe kontakte të reja me botën e jashtme.
Shëndeti: Problemet me stomakun janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar. Duhet patjetër të jeni më të matur kur konsumoni ushqim dhe pije.
Dashuria: Keni prirje për ndryshime të shpeshta të humorit tuaj emocional, gjë që rëndon më shumë vlerësimin dhe sjelljen tuaj ndaj personit të dashur. Po përpiqeni që t’i harmonizoni mendimet dhe ndjenjat tuaja, keni dëshirë që ta realizoni balancimin e brendshëm. Shpesh mendoni për veprimet tuaja dhe për komentet e të tjerëve, me kujdes po analizoni sjelljen e partnerit në mënyrë që të harmonizoni nevojat e përbashkëta. Është e nevojshme ta kaloni krizën emocionale apo mosmarrëveshjet me personin e dashur. Maturia paraqet virtytin më të madh, kështu që çdo vendim kur e merrni duhet të mateni mirë. Në perspektivën dashurore e mira me të mirë kthehet. Nëse jeni person i ri apo i lirë, kontaktet e reja dhe aventurat dashurore do të ndikojnë si këmbim për dëshirat e paplotësuara. Kënaquni me “magjitë” dashurore, por të jeni mjaft i sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Puna: Keni energji të mjaftueshme që të përmirësoni statusin tuaj afarist. Krahas vullnetit të mirë ju është e domosdoshme edhe dije apo mençuri e mjaftueshme, në mënyrë që në tërësi t’i realizoni qëllimet tuaja profesionale. Është e nevojshme që të bëni një seleksionim më të mirë, kritere dhe vlera të reja me rastin e zgjedhjes së temës përkatëse. Ngjarjet aktuale në planin afaristo-financiar hapin mundësi për forma të reja bashkëpunimi apo për perfeksionim të mëtejshëm.
Shëndeti: Nëse jeni të sëmurë, sanojeni gjendjen që të hyni në një periudhë më të mirë. Ndoshta disa nga problemet po i krijoni vetë ose janë fryt i imagjinatës suaj.
Dashuria: Në dashuri po silleni me shumë entuziazëm, në mënyrë energjike dhe me kërkesa para personit të dashur. Herë-herë po mendoni që çdo gjë është e mundshme dhe e lehtë për t’u arritur. Keni afsh të shtuar dhe dëshirë që të realizoni marrëdhënie harmonike. Me paraqitjen dhe stilin tuaj të shprehjes po arrini të joshni rrethin. Ju bën të ndiheni mirë kujdesi i një personi. Personit që ju pëlqen qartë po i dërgoni sinjale që dëshironi romancë të pazakonshme, të bujshme dhe lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin emocional, përgjigjuni sfidës më të bukur të dashurisë. Nuk ka arsye të dyshoni në dashurinë dhe ndikimin tuaj. /Telegrafi/