Kujt i ka ardhur koha ta ndërrojë partnerin dhe kujt të shkojë te mjeku dhe t’i përkushtohet shëndetit të tij?
Shikoni se çfarë ju pret në muajin në vijim, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Do t’i kryeni detyrat tuaja në kohë, nuk do të lejoni t’ju grumbullohet puna dhe çdo gjë do t’ju shkojë për dore. Nuk do të keni probleme me dokumente, mirëpo përpiquni të jeni të përqendruar në mënyrë që të mos ju ndodhin gabime.
Shëndeti: Kontrolloni pasqyrën e gjakut.
Dashuria: Në planin e dashurisë në këtë muaj ju presin ndryshime të mëdha, por edhe shumë argëtime. Nëse jeni të martuar apo në lidhje, me personin e dashur do të keni marrëdhënie tepër të mrekullueshme dhe do të jeni jashtëzakonisht të kënaqur dhe të lumtur. Atë kënaqësi tuajën do ta tregoni edhe në segmente të tjera jetësore dhe çdo gjë do të bëni me lehtësi dhe me buzëqeshje në fytyrë. Do të jeni të zënë me planifikim të udhëtimeve me personin e dashur, ndërkaq një pjesë të kohës së lirë do t’ia kushtoni miqve dhe familjes. Të gjithë pjesëtarët e lirë të kësaj shenje në muajin gusht do të kënaqeni si kurrë më parë. Gjithashtu, do të njihni një person i cili do t’ju jetë interesant.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Kur është fjala për punën, në gusht nuk do të keni shumë punë. Pjesën më të madhe do ta përfundoni në korrik, andaj gushtin do ta shfrytëzoni për projekte të reja, ide dhe pushim të mirë. Mirëpo, janë të mundshme oferta të reja afariste, prandaj duhet të jeni në gjendje gatishmërie.
Shëndeti: Në nivel të lakmueshëm.
Dashuria: Ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme në sferën e dashurisë këtë muaj nuk do të keni, dhe ndërmjet jush dhe personit tuaj të dashur nuk do të ketë as debate as mospajtime. Do të keni marrëdhënie të qetë dhe të qëndrueshme. Meqenëse me partnerin çdo gjë është në rregull do të jeni më shumë të fokusuar në gjëra të cilat do t’ju bëjnë të lumtur dhe të plotësuar, por për të cilat nuk keni gjetur kohë në kohën e fundit. Demat e lirë në gusht do të gjejnë personin me të cilin do të ndihen këndshëm dhe në shoqërinë e të cilit do të jenë shumë të lumtur. A do të shndërrohet flirti në lidhje, kjo varet nga ju.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Organizimi i obligimeve afariste dhe i detyrave të punës, në këtë periudhë, nuk do të jetë ana juaj e fortë. Edhe pse tashmë jeni mësuar që çdo gjë ta bëni në momentin e fundit, në gusht kjo posaçërisht do t’ju pengojë, sepse në atë mënyrë vetëm do t’i grumbulloni punët, njëkohësisht edhe stresin dhe nervozizmin. Veproni në këtë drejtim.
Shëndeti: Përpiquni më shumë të pushoni.
Dashuria: Binjakët të cilët janë në lidhje apo të martuar me personin e dashur do të kënaqen në çdo moment të cilin do ta kalojnë së bashku. Do t’ju vërshojnë emocionet dhe do të ndiheni të lumtur si kurrë më parë. Çdo moment do të kënaqeni. Mirëpo, në disa momente do t’ju përfshijë ndjenja e frikës që marrëdhënia juaj me personin e dashur do të shuhet shumë shpejt, sepse deri tani pikërisht ashtu çdo gjë ka ndodhur – shpejt dhe me dinamikë. Mos u brengosni, nuk do të ndodhë kështu. Nëse jeni të lirë, kjo është koha e duhur për relaksim dhe marrëdhënie emocionale.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Në gusht nuk do të keni shumë punë konkrete, mirëpo ekzistojnë obligime të cilat kaherë po i zvarrisni, ndërsa tani është koha t’i përfundoni. Nëse keni ndonjë dilemë apo nuk jeni të sigurt se si të bëni diçka, këshillohuni me kolegët.
Shëndeti: Probleme me frymëmarrjen, shkoni te mjeku.
Dashuria: Të gjithë pjesëtarët e kësaj shenje, në këtë periudhë, do të kenë marrëdhënie goxha të bujshme dhe dinamike me personin e dashur. Nëse deri tani ndërmjet partnerit tuaj emocional dhe jush çdo gjë ka qenë shkëlqyeshëm, në gusht do të keni disa mospajtime. Nxitës i debateve tuaja kryesisht do të jenë imtësitë, sepse problem i madh tek ju nuk ekziston. Mirëpo, nëse në periudhën e kaluar keni pasur debate dhe grindje, tani vetëm sa do t’i vazhdoni, gjë që nuk do të jetë mirë për marrëdhënien tuaj. Përpiquni që me ton të qetë dhe të vendosur të gjeni problemin kryesor. Gaforret e lira në këtë muaj do të jenë të fokusuar në zbavitje me miqtë.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Në punë është çdo gjë si zakonisht. Mirëpo, ju mendoni për ndryshimin e saj dhe ende nuk jeni të sigurt a të filloni aksionin në kërkimin e një vendi të ri të punës. Nëse vërtet konsideroni që meritoni më mirë dhe më shumë, apo diç ndryshe, këtë ia keni borxh vetes që ta provoni.
Shëndeti: Shtoni aktivitetin fizik.
Dashuria: Nëse jeni të martuar apo jeni në lidhje, marrëdhënia juaj me personin e dashur deri tani ka qenë në nivel të lakmueshëm. Mirëpo, personi juaj i dashur do të fillojë të dyshojë që diçka po heshtni apo po fshihni nga ai. Problemi qëndron aty që ndonjëherë ju është e vështirë dhe e pakëndshme që mendimet tuaja t’ia tregoni partnerit. Merrni guximin dhe tregojani se çfarë keni në mendje, por gjithashtu edhe sqarojani situatën edhe përse po mendon ai që po fshihni diçka të gabuar. Nëse jeni të martuar apo jeni në lidhje, përgatituni të njiheni me një personi i cili do t’ju lërë pa fjalë.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Në këtë periudhë asgjë nuk do t’ju shkojë për dore. Projektet të cilat ditëve të kaluara i keni përfunduar do t’ju kthehen për shkak të korrigjimeve plotësuese, detyrat e reja afariste vonohen, ndërsa bashkë me gjithë këto do të keni problem edhe me teknologjinë. Por, mos u brengosni, të gjitha problemet është e mundshme të zgjidhen dhe deri në fund të muajit çdo gjë do ta vendosni në vend të vetin.
Shëndeti: Ndiheni të lodhur dhe të plogësht, keni nevojë për pushim.
Dashuria: Me personin e dashur nuk do të keni marrëdhënie të shkëlqyeshme, vazhdimisht do të bëni debate rreth diçkaje dhe kryesisht njëri-tjetrin do ta akuzoni. Mirëpo, kujdes që ato mospajtime të mos shndërrohen në diçka më të madhe, në mënyrë që më vonë të mos pendoheni dhe të mos bëni problem edhe më të madh. Virgjëreshat të cilat janë të lira, në fillim të gushtit do të njohin një person të ri, shumë interesant, i cili do t’ia trazojë imagjinatën. Flirti nga fundi i muajit do të kalojë në lidhje serioze.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Tashmë një kohë të gjatë po planifikoni të filloni biznesin vetjak, mirëpo nuk jeni të sigurt nga t’ia filloni, frikësoheni nga dështimi i mundshëm dhe lënia pas vetes gjithë atë që deri tani keni ndërtuar. Nëse vërtet dëshironi të arrini diçka ta keni tuajën, studioni mirë informacionet nga sfera së cilës do t’i qaseni dhe drejtojuni njerëzve të suksesshëm të po asaj dege. Gjithashtu jini të kujdesshëm dhe frikën lëreni anash.
Shëndeti: Probleme me stomakun, kushtoni kujdes ushqimit.
Dashuria: Do ta kuptoni plotësisht njëri-tjetrin, me forca të përbashkëta do të përballeni me vendimet dhe do t’i zgjidhni problemet, ndërsa momentet e përbashkëta do t’i shfrytëzoni që sa më shumë të relaksoheni dhe të kënaqeni. Gjithashtu kujdesin do ta orientoni edhe në drejtim të miqve dhe shoqërisë. Pjesëtarët e kësaj shenje të cilët nuk janë në lidhje apo të martuar, nuk do të keni nevojë të veçantë për lidhje në këtë periudhë. E gjitha që do t’i interesojë Peshores së lirë janë argëtimi dhe qetësia.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Kur është fjala për punën, përpiquni që obligimet dhe detyrat të mos i lini për momentin e fundit. Edhe pse e dini që do ta keni shumë më thjesht që të gjitha t’i përfundoni me kohë, megjithatë mos ndërmerrni asgjë deri në momentin e fundit.
Shëndeti: Probleme me pagjumësinë. Jeni të tendosur, qetësohuni dhe pushoni.
Dashuria: Akrepat të cilët janë në lidhje apo të martuar në gusht do të kenë marrëdhënie të luhatshme me personin e dashur. Sado që konsideroni që keni besim në personin tuaj të dashur, ndonjëherë shfaqet një fije dyshimi. Më parë bëhuni të sigurt që dyshimet tuaja janë të arsyeshme dhe vetëm atëherë bëjani me dije partnerit tuaj se çfarë keni në mendje. Nëse jeni të lirë, nuk do të jeni shumë të interesuar për lidhje serioze. Mirëpo, nëse shfaqet personi i cili ju është interesant dhe simpatik, mos ngurroni t’i afroheni.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Në planin afarist do të jeni goxha të tendosur, sepse përpiqeni që çdo gjë të përfundoni saktësisht në kohë, madje edhe para kohës së caktuar. Dëshironi që çdo gjë të jetë ashtu siç e keni planifikuar dhe parashikuar dhe nuk pranoni të bëni kompromis. Prandaj edhe i krijoni vetes tension, i cili ndihet edhe në aspektet të tjera të jetës.
Shëndeti: Probleme me lëkurën. Kërkoni ndihmën e dermatologut.
Dashuria: Në pjesën e parë të muajit do të pajtoheni me personin e dashur dhe rreth të gjitha çështjeve do të gjeni gjuhën e përbashkët. Mirëpo, në pjesën e dytë do të ketë mospajtime të dukshme dhe injorime nga të dyja anët. Edhe pse fjala është për gjëra të imëta, megjithatë, në marrëdhënien tuaj, do të mbeten nervozizmi dhe tendosja, andaj përpiquni ta shikoni situatën nga këndi tjetër dhe të shihni a ka vërtet probleme, apo ju dhe partneri juaj aktualisht jeni në humor të tillë. Nëse jeni të lirë, me miqtë dhe familjen do të kaloni shumë kohë.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Në këtë periudhë nuk do të keni komunikim edhe aq të mirë me kolegët dhe eprorët. Edhe pse e bëni punën tuaj ashtu siç duhet dhe çdo gjë e dërgoni me kohë, dikujt nga kolektivi juaj i punës nuk do t’i pëlqejë dhe do të përpiqet që t’ju pengojë. Mos lejoni që t’ju luhatë kur është fjala për punën.
Shëndeti: Probleme me alergjitë, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Me personin e dashur do të shkoni në një udhëtim, do të pajtoheni për mrekulli, do të kënaqeni në kohën të cilën do ta kaloni bashkë. Gjithashtu, do të fokusoheni edhe në miqtë dhe familjen dhe në njerëzit e tjerë të dashur me të cilët në kohët e fundit nuk jeni takuar, ndërkaq keni pasur dëshirë të madhe të rrini me ta. Bricjapët e lirë në muajin gusht do të notojnë në marrëdhënie të re dashurore me personin i cili ua ka turbulluar mendjen. Mirëpo, edhe pse në fillim çdo gjë do të jetë si në përralla, marrëdhënia juaj nuk do të zgjasë shumë.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Keni punuar me zell në periudhën e kaluar, madje këtë gjë të gjithë e kanë vërejtur në kompaninë tuaj. Po jepni maksimumin tuaj dhe nuk po lejoni asgjë t’ju pengojë në këtë drejtim. Gjithashtu, çdo ditë e më shumë po avanconi. Përgatituni për avancim dhe ngritje page.
Shëndeti: Keni nevojë për gjumë cilësor! Përpiquni të flini gjumë së paku shtatë orë në ditë.
Dashuria: Ju duket sikur lidhja juaj apo martesa nuk funksionojnë si më parë, se diçka ka ndryshuar dhe ju nuk ndiheni më rehat dhe pranë partnerit. Gjithashtu konsideroni që partneri po ju fsheh disa gjëra të rëndësishme për të cilat do të duhej të bisedonit. Mirëpo, mos u ngutni. Në rend të parë, shikojeni mirë situatën, pastaj mendoni për çdo gjë, dhe vetëm pastaj merrni vendim përfundimtar se si do të veproni. Ujorët e lirë nuk do të kenë shumë fat në sferën e dashurisë në këtë muaj.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Puna: Punën tuaj, angazhimin dhe përpjekjen të gjithë në kolektivin tuaj, por edhe më gjerë, i vlerësojnë dhe i respektojnë. Kaherë keni treguar që jeni të zellshëm dhe që e mbani fjalën. Pikërisht për qëndrimin e tillë të gjitha dyert ju janë të hapura. Shfrytëzon shanset të cilat janë para jush.
Shëndeti: Plotësisht i mirë, megjithatë bëni kontrolle të rregullta.
Dashuria: Të gjithë do të vërejnë shkëlqimin e syve tuaj dhe energjinë pozitive me të cilën rrezatoni dhe të gjithë do të dinë që jeni të lumtur dhe të plotësuar në planin dashuror. Natyrisht, gjithmonë ekzistojnë edhe ata të cilët do të dëshironin t’jua prishnin humorin e mirë, mirëpo, mos u kushtoni kujdes atyre dhe assesi mos lejoni që të ndikojnë në ju dhe në marrëdhënien tuaj emocionale. Nëse jeni të lirë, një dashuri e re ju pret shumë shpejt. Mos e refuzoni. /Telegrafi/