Site icon Telegrafi

Horoskopi për muajin dhjetor

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar dhjetori.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Gjatë kësaj periudhe, nuk do të ketë progres të madh në fushën e punës. Do të jetë e vështirë që t’i arrini të gjitha qëllimet tuaja të biznesit, madje edhe puna e palodhur nuk do t’ju sjellë rezultate dukshëm më të mira. Një eklips hënor do të ketë një ndikim rrënjësor në fushën e financave. Kjo është një kohë e mirë për t’i rivlerësuar investimet aktuale dhe metodat e planifikimit. Ekziston një mundësi për të gjetur një burim krejtësisht të ri të të ardhurave, dhe këto ndryshime do të jenë shumë të mira në planin afatgjatë.

Shëndeti: Mund të qëndroni të qetë, nuk keni ndonjë problem të madh shëndetësor gjatë kësaj periudhe.

Dashuria: Deshtë do të jenë shumë romantikë dhe pasionantë këtë muaj. Komunikimi më i mirë gjatë kësaj periudhe do ta bëjnë marrëdhënien e tyre më harmonike. Deshtë e lirë do të joshen nga njerëz të rinj interesantë të seksit të kundërt si një magnet. Ata që janë në një lidhje dashurinë do ta çojnë në një nivel më të lartë, ose do të ndahen. Marrëdhëniet në familje janë solide. Buxheti i përbashkët gjithashtu do t’u përmirësohet dhe dhjetori do t’u sjellë shumë momente të bukura.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Do të përballeni me një periudhë të mundësive të mira dhe ju mbetet juve që të veproni me zgjuarsi. Eprorët tuaj do ta njohin përpjekjen dhe përkushtimin tuaj, kështu që një ngritje page ose ngritje në detyrë është e mundur. Karriera po ecën në drejtimin e duhur. Periudha më e favorshme është për Demat të cilët merren me disa punë artistike dhe krijuese.

Shëndeti: Shëndeti është i shkëlqyeshëm. Gjatë festave kini kujdes me ushqimin. Keni nevojë të mbani dietë.

Dashuria: Nëse jeni në një lidhje, do ta gjeni veten në një pikë kthese. Ka gjasa që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet ose do ta përfundoni njëherë e përgjithmonë. Ky do të jetë një muaj i vendimeve të mëdha, prandaj mendoni dy herë para se të merrni një vendim përfundimtar. Demat që janë në një lidhje të lumtur emocionale do ta shijojnë edhe më shumë në gjysmën e dytë të dhjetorit. Nëse jeni beqarë, ka shumë gjasa të takoni një person që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë. Yjet janë në anën tuaj, prandaj përfitoni nga ky moment. Ndërsa çdo gjë do të jetë në rregull në fusha të tjera, do të ketë mosmarrëveshje të vogla me familjen tuaj. Ekziston nervozizëm, prandaj përpiquni të mos reagoni me nxitim dhe mendoni mirë para se të thoni diçka që mund të dëmtojë familjarët tuaj.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Dhjetori është i favorshëm për përparimin në karrierë. Shumica do të kenë mbështetjen e kolegëve të vjetër, kështu që do të arrini më lehtë gjithçka që keni parashikuar. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen bujarisht. Ambienti i vendit të punës do të jetë jashtëzakonisht i këndshëm.

Shëndeti: Pushoni sa më shumë që të jetë e mundur. Ndiheni të rraskapitur dhe vazhdimisht të lodhur. Nuk do të ishte keq t’i bëni analizat e gjakut.

Dashuria: Dhjetori do të jetë sfidues për ju dhe partnerin tuaj. Mosmarrëveshjet dhe diskutimet e shpeshta janë të mundshme. Nëse arrini ta kaloni këtë periudhë, vitet para jush do të jenë plot ngjarje të bukura. Sidoqoftë, do të ketë edhe nga ata të cilëve dhjetori do t’u sjellë ndryshime të mëdha dhe pushime të këndshme. Binjakët beqarë do të kenë mundësinë të takojnë një person që do t’i intrigojë. Një nga miqtë tuaj do t’ju prezantojë me atë person. Në familje, marrëdhëniet me anëtarët e moshuar do të jenë plot konflikte verbale. Atmosfera familjare nuk do jetë e favorshme. Mundohuni të mbani qetësinë tuaj dhe të përpiqeni të arrini paqen.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Astrologët parashikojnë se do të ketë ndryshime të rëndësishme kur bëhet fjalë për karrierën. Nëse nuk jeni të kënaqur me punën tuaj, kjo është një periudhë e shkëlqyeshme për ta ndryshuar atë. Yjet nuk janë në anën e Gaforreve kur bëhet fjalë për financat. Dhjetori është një muaj që do të sjellë disa shpenzime të papritura.

Shëndeti: Shëndeti do të jetë solid, pa ndryshime të mëdha. Një dietë do të ishte e dobishme.

Dashuria: Deri më 15 dhjetor, grindjet në fushën e dashurisë janë të mundshme, ndërsa pas kësaj do të lundroni në një periudhë më të qetë. Gaforret e lira do të kenë shumë takime interesante, dhe sidomos periudha pas 22 dhjetorit do të jetë interesante. Është e mundur që ju të filloni një lidhje dashurie në vendin e punës. Në familjen mosmarrëveshjet janë të mundshme, të cilat do të çojnë në tensione në shtëpinë tuaj. Jini të zgjuar dhe shmangni grindjet me çdo kusht në mënyrë që të kurseni energji.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Çdo gjë u shkon për dore Luanëve. Kolegët e biznesit u shfaqin admirim, planet i përmbushin ashtu siç i kanë imagjinuar. Duhet kujdesur që të mos shpërdoroni autoritetin që ju është dhënë në punë. Shmangni investimet e rrezikshme.

Shëndeti: Nuk do të keni ndonjë problem shëndetësor. Për të qenë edhe më të shëndetshëm, ushtroni dhe ndiqni një dietë të duhur

Dashuria: Luanët do të ketë një marrëdhënie harmonike me partnerët këtë muaj. Pasioni do të mbretërojë në pjesën e dytë të dhjetorit. Luanët beqarë do hyjnë në një lidhje dashurie. Mos ngurroni të shprehni ndjenjat tuaja. Lumturia familjare është ajo që do të ndodhë me Luanët në dhjetor. Bashkimi familjar do të jetë jashtëzakonisht i lumtur. Fëmijët do të gëzojnë lumturinë dhe dashurinë. Shpenzimet familjare nuk do të kalojnë buxhetin.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Familja juaj nuk do t’ju mbështesë në planet tuaja të biznesit në dhjetor. Kolegët do të jenë jashtëzakonisht armiqësorë ndaj jush. Puna e palodhur nuk do t’ju sjellë rezultate. Edhe pse keni para, duhet t’i shkurtoni shpenzimet.

Shëndeti: Duhet të mësoni se si të relaksoheni. Mund të rrezikoni shëndetin tuaj me ritmin e shpejtë të jetës. Festat do t’ju ndihmojnë të pushoni pak, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Virgjëreshat do të shijojnë dashurinë me partnerët e tre gjatë gjithë muajit. Do të hasin në keqkuptime, por duhet të bëjnë një kompromis. Deri më 15 dhjetor, dashuria do të lulëzojë. Virgjëreshat që kanë qenë pa partner deri më tani, do të gjejnë dashuri në festat familjare. Komunikoni më shumë – kjo do të përmirësojë jetën tuaj të dashurisë. Në familje, atmosfera do të jetë mjaft e trazuar. Fëmijët do të preken seriozisht nga situata negative në familje. Varet nga ju si do të qetësoni situatën.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Diku fiton diku, diku humb. Peshorja do të ketë afmosferë harmonike familjare në dhjetor. Atmosfera në vendin e punës do të jetë konfliktuale, për shkak të bashkëpunëtorëve negativë. Do të ketë keqkuptime me bashkëpunëtorët, por nuk do të ketë mungesë parash.

Shëndeti: Kini kujdes kur bëhet fjalë për shëndetin. Situata mund të bëhet stresuese, andaj keni nevojë për një pushim.

Dashuria: Këtë muaj, Peshorja do të zhvillojë biseda të gjalla me partnerin e tij për çështje shpirtërore dhe financiare. Peshorja e mençur duhet të përfshijë intelektin e tij nëse dëshiron të dalë fitues nga këto biseda. Pas 16 dhjetorit, atmosfera do të bëhet më sensuale. Peshoret e lira duhet të përgatiten, sepse i presin marrëdhëniet romantike. Do ta gjejnë dashurinë shumë shpejt. Do të takojnë dikë që është shumë pozitiv. Një atmosferë festive ju pret në familje me shumë festime dhe ahengje. Financat familjare janë më se të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet. Progresi i fëmijëve në aktivitetet sportive dhe akademike do të jetë i dukshëm. Atmosfera familjare do të jetë jashtëzakonisht e këndshme.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Gjatë dhjetorit, do të keni shumë mundësi për ta provuar veten në punë, ndoshta edhe të avanconi ose të ndryshoni punën ose pozicionin tuaj në kompaninë tuaj aktuale. Situata financiare do të përmirësohet ndjeshëm.

Shëndeti: Nuk do të keni problem në këtë fushë gjatë dhjetorit. Do të jeni plot energji, pozitiv dhe të gëzuar. Sëmundjet kronike do të jenë nën kontroll.

Dashuria: Nëse keni një partner që di të tolerojë temperamentin tuaj të fortë, gjithçka do të jetë idilike këtë muaj. As në marrëdhënien tuaj nuk do të mungojë pasioni. Gjithçka do të jetë perfekte dhe harmonike. Akrepat e lirë mund të gjejnë partner në vendin e punës, veçanërisht pas 15 dhjetorit. Problemet brenda familjes mund të krijohen vetëm për mungesë financash. Mund të ketë tensione krejtësisht të panevojshme.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: As situata në biznes nuk është siç keni pritur. Ambienti në punë nuk ju përshtatet, prandaj jeni nervoz. Edhe pse do të preferonit të ndryshonit punë, tani nuk është koha e përshtatshme për ta bërë këtë. Karriera juaj po ngec, por kjo nuk do të thotë që duhet të ndaloni së provuari. Pas dhjetorit vjen një periudhë e favorshme për ju.

Shëndeti: Keni nevojë t’i ndërroni shprehitë e jetës dhe të mbani dietë. Për pjesën më të madhe të muajit, do të jeni në humor të keq.

Dashuria: Jeta dashurore do të jetë jashtëzakonisht e mirë. Shigjetarët e lirë do të kenë gjasa për njohje interesante. Do të takohen me persona që do të përshtaten në gjithçka. Shikoni me kujdes, sepse ka mundësi që të jetë dikush nga shoqëria juaj e ngushtë. Në familje, marrëdhëniet do të jenë kaotike, do të ketë mungesë harmonie dhe moskuptimet të shpeshta janë të mundshme. Shpenzimet familjare do të tejkalojnë buxhetin, kështu që do të jetë shkaku më i zakonshëm i konflikteve verbale.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Do të keni gjithnjë e më shumë punë, por nuk do të ketë mirënjohje apo çmime. Ekziston mundësia e një udhëtimi afarist, por nuk do t’ju sjellë përfitimet që shpresonit. E vetmja gjë që mund të bëni tani është që të presësh me durim për ditë më të mira. Edhe pse karriera po ngec, situata financiare është mjaft e mirë.

Shëndeti: Nuk keni asnjë problem shëndetësor. Në fund të muajit, duhet të relaksoheni sa më shumë që të jetë e mundur. Keni nevojë të merreni me aktivitete fizike dhe të konsumoni ushqimin të shëndetshëm.

Dashuria: Nëse jeni në një martesë të paqëndrueshme, kjo periudhë do të jetë e vështirë dhe e trazuar për ju. Do të keni nevojë për taktika dhe përgjigje të mirë nga pala tjetër për t’i kapërcyer vështirësitë. Nga ana tjetër, Bricjapët e lirë do të kenë shumë mundësi për dashuri të re deri më 16 dhjetor. Marrëdhëniet cilësore dhe të qëndrueshme të Bricjapëve janë të favorshme për të krijuar lidhje martesore në këtë periudhë, ndërsa marrëdhëniet e shkurtra dhe të këqija prishen për shkak të takimit me një person të ri. Në familje, financat do të jenë shkak për shqetësime dhe grindje. Marrëdhënia me anëtarët e vjetër të familjes do të jetë pothuajse kaotike. Do të ketë shumë mosmarrëveshje, për zgjidhjen e të cilave do t’ju duhet gjithë durimi i kësaj bote.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Është kjo një periudhë e shkëlqyeshme për Ujorët kur bëhet fjalë për zhvillimin profesional. Do të kenë mbështetjen e kolegëve dhe të të njohurve nga profesioni juaj. Puna juaj e palodhur do të shpërblehet me stimulime të shkëlqyeshme financiare. Atmosfera në punë do jetë e mirë dhe nuk do të ketë probleme.

Shëndeti: Duke ndryshuar stilin e jetës, do të jeni në gjendje të lehtësoni ose kuroni shumë sëmundje kronike. Ushtrimet e rregullta dhe ushqimi i duhur do të kenë një efekt shtesë të mirë.

Dashuria: Ujorët janë në kërkim të përsosmërisë dhe spiritualitetit këtë muaj. Nën ndikimin e Marsit, do të jetë më sensualë se zakonisht, ndërkohë Venera do të kujdeset për romancën. Jeta martesore do të jetë më e mirë se kurrë. Ujorët e lirë do të kenë shumë mundësi për të takuar njerëz të rinj, por vetëm disa do t’i përshtaten natyrës së tyre të pazakontë. Në familje, marrëdhënia do të jetë e shkëlqyer gjatë dhjetorit. Do të keni mbështetjen e anëtarëve të vjetër të familjes dhe atmosfera përgjithësisht do të jetë plot gëzim dhe lumturi.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Para se të vijë periudha e favorshme, turbulenca të konsiderueshme do të ndodhin gjatë dhjetorit në planin e biznesit. Do të duhet të kapërceni disa situata stresuese, por pas kësaj yjet ju sjellin përmirësim dhe përparim në karrierë. Dhjetori është i favorshëm për fillimin e projekteve të reja.

Shëndeti: Kjo periudhë do të jetë stresuese për ju. Nuk pritet të keni probleme serioze shëndetësore. Dilni sa më shumë të jetë e mundur në natyrë.

Dashuria: Dhjetori do të jetë në shenjë xhelozie dhe pasioni. Flisni më shumë me partnerin tuaj për të shmangur situatat stresuese. Pas 21 dhjetorit, pasionet do të qetësohen dhe do të fillojë një periudhë më e qetë. Për Peshqit e lirë, një periudhë e favorshme për dashurinë zgjat deri më 16 dhjetor. Do të interesoheni për dikë që nuk do të thoshit kurrë se është tip juaji. Do të ketë shumë konflikte në familje. Anëtarët e moshuar në veçanti nuk do të kenë qëndrim dashamirës për ju. Do t’ju duhet më shumë durim dhe përpjekje për të mbajtur një marrëdhënie harmonike me të gjithë. As situata financiare brenda familjes nuk do të jetë e shkëlqyeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version