Site icon Telegrafi

Horoskopi mujor për maj: Për kë do të jetë muaj fatal kur është fjala për dashurinë dhe kush do të detyrohet të kërkojë punë të re

Muajin maj do ta shënojë sundimi i Demit, mirëpo me vete do të sjellë disa edhe pasoja shumë të mëdha

Mos u çuditni nëse në këtë periudhë do të ndieni nevojën që të jeni me dikë i cili ju mbush me besim dhe i cili është personalitet stabil, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Presionin që po jua shkaktojnë obligimet afariste nuk janë për t’u nënçmuar, mirëpo nga mesi i muajit do të keni rezultate të mira, fitimet tuaja po rriten dhe jeni duke marrë mirënjohje. Kjo gjë ju motivon edhe më shumë që të mbani këtë temp të angazhimeve dhe të jeni të përgjegjshëm dhe më profesionist. Mos e ndryshoni drejtimin e veprimtarisë, aplikoni në mënyrat e verifikuara të punës, sepse vetëm kështu do të arrini maksimumin.

Shëndeti: Sa më shumë që të jeni të relaksuar dhe të qetë, aq më lehtë do të përballeni me sfida dhe do të keni më shumë energji për obligimet e përditshme. Keni nevojë të lëvizni më shumë dhe të qëndroni në natyrë.

Dashuria: Ndodh që ndonjëherë fjalët e pamatura apo debati me personin e dashur rreth disa gjërave të parëndësishme të çrregullojnë marrëdhëniet e mira dashurore. Do të reagoni vrullshëm dhe me temperament ndaj gjithë asaj që po ndodh lidhur me ju, ndërkaq kjo gjë më së tepërmi ka të bëjë me qetësinë shpirtërore. Përkatësia, besimi dhe epshi janë tema të cilat do t’ju preokupojnë, po përpiqeni të vlerësoni se a ka lidhja juaj dashurore të gjitha këto karaktere apo edhe më shumë. Më shumë jeni të preokupuar që të jeni të kënaqur dhe të lumtur, të merrni atë që dëshironi, sesa për atë që personi juaj i dashur dëshiron. Kjo situatë nga mesi i muajit do të krijojë pakënaqësi te personi të cilin e dashuroni.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Gjatë kësaj periudhe do të takoni persona të cilët ju kuptojnë dhe do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ju pa ju vënë kushte të veçanta, do të takoni gjithashtu edhe persona me të cilët vështirë do të kuptoheni, madje edhe kur të ekzistojnë interesa të mëdha afariste. Edhe pse nuk është gabimi te ju, pranoni bashkëpunimin me personat me të cilët kuptoheni mirë dhe mos humbni kohë me ata të cilët kanë kërkesa të tepërta dhe të cilët nuk janë të përshtatshëm për bashkëpunim.

Shëndeti: Do të keni dhembje koke, dhembje muskujsh apo të nyjave.

Dashuria: Marrëdhëniet tuaja me të tjerët janë vënë në dyshim, më së shumti probleme prisni të keni me personat me të cilët jeni të lidhur më fuqishëm. Ndoshta personi i dashur nuk po tregon kujdes të mjaftueshëm dhe nuk po kalon kohë të mjaftueshme me ju, apo mbase ndien përkufizime të tjera. Tani do të përpiqeni të ndryshoni, do të kërkoni mënyrën që të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve dhe t’i plotësoni dëshirat tuaja. Kjo gjë do t’ju bëjë me dije që marrëdhënia juaj ka ndryshuar, se vështirë mund të krijoni atmosferë për t’u dashuruar. Tregoni pakënaqësinë tuaj dhe shfaqni dëshirat, mirëpo mos bëni nga kjo ndonjë shfaqje dramatike.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Do të jetë kjo një periudhë në të cilën do të detyroheni të ballafaqoheni me punët të cilave një kohë të gjatë u jeni shmangur apo për ndonjë arsye tjetër ju janë dukur të papërshtatshme. Jini të përgjegjshëm për gabimet të cilat i keni bërë dhe mos provoni të gjeni arsyetime të tepërta. Tani nuk është koha që të mbështeteni vetëm në shkathtësinë dhe komunikimet tuaja, por duhet të bëheni më i qëndrueshëm dhe më profesionist.

Shëndeti: Balancën shpirtërore më lehtë do ta ktheni nëse do të ndani pak kohë për të medituar, për jogë apo për ndonjë teknikë tjetër me të cilën do ta relaksoni trupin dhe do ta forconi shpirtin.

Dashuria: Jeni duke e idealizuar partnerin dhe marrëdhënien tuaj dashurore, po përpiqeni të krijoni marrëdhënie perfekte dashurore të cilat nuk mund t’i çrregullojë kurrfarë situate. Edhe pse tek ju shfaqen ndjenja të fuqishme, vështirë po mund t’i shfaqni ato. Nëse jeni dashuruar dhe përpiqeni të joshni një person, ka gjasa të mos jetë person i lirë apo që disa rrethana të tjera i prishin planet tuaja. Shumë lehtë do të gjeni arsye që të tërhiqeni në botën tuaj të fantazisë dhe të ndërtoni marrëdhënie vetëm në imagjinatën tuaj. Jeni person tepër i ndjeshëm, kujdesin e partnerit do ta interpretoni në mënyrën e gabuar dhe të personave të cilët sinqerisht ju dashurojnë. Bëhuni të sinqertë, mos e komplikoni lidhjen tuaj dashurore!

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Jeni tip që nuk besoni në rrethana lehtësuese apo në ndonjë fuqi madhore, tani është koha të ndieni që diçka po ju orienton në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Veproni sipas intuitës suaj, apo bëhuni më praktik. Avanconi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe krijoni plane të reja, mirëpo njëkohësisht duhet të jeni të gatshëm për ndryshime të paplanifikuara. Kjo periudhë tani është vendimtare për suksesin tuaj në afarizëm.

Shëndeti: Duhet të kaloni më shumë kohë në natyrë për të përtërirë energjinë tuaj apo të bëni një aktivitet të shkurtër fizik që të ndiheni më të fuqishëm dhe më të shëndetshëm.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore duhet të balanconi midis dëshirave dhe mundësive reale. Herë-herë po ëndërroni me sy të hapur dhe po kënaqeni, mirëpo gjithashtu me guxim po ballafaqoheni me situatat të cilat nuk janë në favorin tuaj. Tani është koha që të krijoni një dinamikë të re në marrëdhëniet afatgjatë apo në martesë, sërish të zgjoni interesim te partneri, mbase edhe do ta bëni për vete. Do të përjetoni momente shumë të bukura dhe të paharrueshme, me gjithë rrethanat që nuk janë edhe aq të mira. Do të jeni të parezistueshëm në paraqitjet tuaja, të bindshëm kur flisni për ndjenjat, ndërkaq shikimi juaj do të zbulojë sesa jeni të lëndueshëm.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Rrethanat jashtëzakonisht të volitshme në të cilat gjendeni ju mundësojnë që në punë të arrini më shumë seç keni planifikuar. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me persona të dobishëm dhe ambiciozë, rrethanat e mira afariste të cilat do t’i identifikoni dhe do t’i shfrytëzoni, si edhe ndjenja që të mbizotëroni çdo sfidë do t’ju sjellin kënaqësi dhe suksese. Përdoreni energjinë tuaj në punë!

Shëndeti: Rraskapitja, lodhja dhe humori jo i mirë janë reagim i organizmit ndaj kujdesit të pamjaftueshëm si edhe ndaj shumë shprehive të këqija. Hani më shumë pemë dhe perime të freskëta, uleni dozën e kafes, flini më shumë!

Dashuria: Është koha që të stabilizoni jetën tuaj dashurore, mirëpo personi të cilin e dashuroni ka plane të tjera. Mbase nga ju po pret angazhim më i madh rreth obligimeve familjare apo po planifikon aktivitete të tjera të cilat juve nuk do t’ju ngazëllejnë. Në vend të rutinës stabile dashurore apo familjare, e cila ju mundëson që t’i kushtoheni punëve, do të keni më shumë obligime, por edhe qortime nga personi i dashur. Nëse jenë në lidhje dashurore me personin me të cilin keni raporte afariste, do të ballafaqoheni me sfida serioze. Mendohuni mirë se a ia vlen që për shkak të entuziazmit dashuror të rrezikoni reputacionin afarist.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Keni arritur në situatën e tillë që më shumë ju brengos situata financiare sesa puna. Punët të cilat i keni përfunduar, ndërkaq për të cilat ende nuk ju kanë shpërblyer janë grumbulluar, gjithashtu edhe borxhet tuaja. Mendoni më mirë se si do ta stabilizoni situatën tuaj financiare. Kërkoni punë plotësuese dhe mos prisni që problemet vetvetiu të zgjidhen. Lajme të mira mund të prisni nga fundi i muajit .

Shëndeti: Po gëzoni shëndet të shkëlqyeshëm. Kënaquni me të gjitha ato gjëra që mund t’i ndieni, t’i prekni, apo t’i shijoni.

Dashuria: Ju pëlqejnë personat të cilët janë dukshëm ndryshe nga ju, të cilët dallohen me kreativitetin, guximin apo me ndonjë talent të veçantë të tyre. Mund t’ju ndodhë ta takoheni me një person, i cili, sipas të gjitha gjasave, është i veçantë, ndërkaq në vazhdim të gjitha raportet tuaja do të zhvillohen në mënyrë të zakonshme dhe jointeresante. Nëse imagjinata juaj zgjohet, ndërkaq ndjenjat bëhen gjithnjë e më të qarta, nëse do të jeni shumë të kujdesshëm do t’i mbani gjërat nën kontroll. Prandaj mund të jeni të përmbajtur, edhe pse e keni të vetmen dëshirë që personit i cili ju ka magjepsur t’i propozoni një takim. Mos u brengosni shumë, para vetes keni shumë raste dashurore.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Çdo gjë që në planin afarist e bëni në mënyrën ndryshe nga e zakonshmja do t’ju sjellë sukses dhe mirënjohje. Është mirë të bashkëpunoni me personat të cilët nga idetë e zakonshme mund të bëjnë punë të shkëlqyeshme dhe të cilët kanë talent apo i njohin personat të cilët dinë ta avancojnë punën tuaj. Marrëveshjet afariste do të zhvillohen në frymë miqësore dhe pa vështirësi.

Shëndeti: Probleme me fytin dhe me gjëndrat, nëse nuk i sanoni me kohë, mund të bëhen kronike. Pini më pak duhan dhe shtoni optimizmin.

Dashuria: Jeni të gatshëm të harroni të gjitha dhe të mos mendoni për problemet të cilat ju pengojnë të avanconi lidhjen dashurore. Ndryshimi i humorit dhe i qëndrimit mund të fusë në jetën tuaj një person interesant, të ri, i cili do të jetë jashtëzakonisht joshës. Aventura dashurore e përjetuar pa menduar për të ardhmen do t’ju duket ide e shkëlqyeshme. Nëse jeni të martuar apo partneri ju ngufat me shprehitë monotone dhe me plane të rëndomta, do të kërkoni të shoqëroheni me persona më të hareshëm dhe më argëtues. Do të kënaqeni me xhelozinë të cilën do ta nxisni, edhe më shumë do ta provokoni partnerin dhe seriozisht do t’i luhatni marrëdhëniet dashurore.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Këtë muaj duhet të jeni më të rreptë dhe më të përpiktë kur është fjala për obligimet. Nëse punoni në ekip apo kërkoni bashkëpunëtorë të rinj, përpiquni t’i zbusni paraqitjet tuaja, zgjidhni fjalët dhe taktizoni në mënyrë që të mos krijoni situata tensionimi. Një situatë afariste do ta vlerësoni në mënyrën më të mirë të mundshme nga fundi i muajit dhe do të krijoni përparësi të konsiderueshme në ambientin afarist, si dhe do ta përmirësoni situatën financiare.

Shëndeti: Sëmundjet që kanë të bëjnë me infeksionet dhe me telashe psikike kërkojnë qasje serioze. Patjetër duhet të ballafaqoheni me situatat të cilat e sfidojnë sistemin nervor.

Dashuria: Personi i dashur apo një mik i afërt do t’ju zhgënjejë, duke ju kritikuar apo duke ju ofruar përgjigje për dilemat më të thella dhe në atë mënyrë do t’ju detyrojnë të mendoni për veten dhe për ndjenjat tuaja. Do ta kuptoni që e keni humbur spontanitetin dhe më nuk besoni në forcën tuaj. Mbase do ta përjetoni rëndë momentin në të cilin do të bindeni se sa jeni bërë të rezervuar dhe të mbyllur, ndërkaq pikërisht për këtë shkak jeni edhe të palumtur, apo kjo do t’ju jetë një nxitje e mirë për të ndryshuar. Gjasat për lidhje të re dashurie i keni të mira dhe lehtë mund t’i realizoni, por vetëm duhet të jeni më aktiv. Relaksohuni dhe besoni në dashuri!

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Ky muaj do të jetë me plot obligime, ndërkaq edhe borxhet do t’ju kaplojnë me shpejtësi të madhe. Nëse do të humbni kohë duke bërë panik dhe duke kërkuar arsyetime, vështirë se do të mund të vendosni rregull dhe vështirë se do të organizoni kohën tuaj. Çdo gjë po ju duket gjithnjë e më e vështirë dhe më e mundimshme sesa vërtetë është. Qetësohuni dhe problemet zgjidhni një nga një, pa tensione.

Shëndeti: Grumbullimi i lëngjeve në organizëm po ju krijon ndjesinë që keni shtuar peshë dhe po ndieni lodhje më shumë se zakonisht. Kafja vetëm pjesërisht ndihmojmë.

Dashuria: Nuk është momenti që ta analizoni në mënyrë të hollësishme jetën tuaj dashurore. Nëse jenë në lidhje një kohë të gjatë dhe nuk keni kurrfarë telashesh me personin e dashur, mund të bisedoni për të ardhmen dashurore reciproke. Nevoja e vazhdueshme që disi të krenoheni dhe të vlerësoni dashurinë, partnerin dhe kënaqësinë tuaj mund t’ju lodhë shumë dhe ta zvogëlojë lumturinë dashurore. Nëse jeni në fillim të lidhjes së re dashurore, personin e dashur do ta testoni me pyetje të pazakonshme dhe do t’i vini kurthe të vogla për të parë se sa mund t’i besoni. Ju mungon takti dhe lehtë mund të zbuloheni!

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Këtë periudhë do të jeni një hap para bashkëpunëtorëve dhe partnerëve afaristë, e dini saktë se çka duhet të bëni në çdo çast, ndërkaq keni energji edhe për ndonjë shaka apo edhe për ndonjë sjellje të pazakonshme ndaj atyre të cilët nuk ju janë simpatikë. Paqartësia dhe tensionet në fillim të muajit do t’ju nxisin të bëni zgjidhje të shkëlqyeshme të problemeve afariste.

Shëndeti: Problemet shëndetësore po sanohen, ndërkaq vëmendje juaj është orientuar në çaste të mira jetësore. Jeni plot energji pozitive.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore po funksionon në mënyrë të përsosur, mirëpo ju akoma nuk jeni të gatshëm dhe akoma nuk keni fituar besimin ndaj personit të dashur. Keni disa rezerva, përpiqeni të silleni sikur jeni të painteresuar edhe pse tek ju shihen shenja të qarta të dashurisë dhe jeni shumë të lumtur. Pa marrë parasysh se a jeni në lidhje të gjatë apo para pak kohësh jeni dashuruar, me partnerin po ndiheni të kënaqur dhe po e konsideroni si person me të cilin mund të ndani çdo gjë që ju ndodh juve dhe çdo gjë që keni në plan të realizoni. Kënaquni me personin e dashur dhe përjetoni çaste më të lumtura dashurie.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Planet afariste të cilat tani jeni duke i realizuar nuk kanë të gjitha komponentët e nevojshëm për të pasur sukses. Ndoshta jeni tepër optimist, ndoshta ju mungon përkrahja apo ju mungojnë paratë për të nisur një punë të re. Mos u ngutni me konkludime as me veprime. Bëni durim dhe prisni që t’ju paraqitet personi i vërtetë apo rrethanat më të mira të cilat do t’ju krijojnë kushte për rezultate më të mira.

Shëndeti: Stomaku ju është bërë pikë e dobët, për shkak të moskontrollimit të ushqimit dhe të pijeve. Është koha të mendoni për dietë.

Dashuria: Ndiheni të tensionuar dhe të shqetësuar sa herë ju kujtohen vështirësitë e përjetuara në jetën tuaj dashurore. Vështirë arrini të relaksoheni, nuk besoni që rrethanat mund të ndryshojnë në favorin tuaj, jeni të gatshëm të hiqni dorë dhe të vuani. Nëse keni konkluduar se një marrëdhënie për ju shumë e rëndësishme ka përfunduar apo është bërë vështirë e realizueshme dhe e mundimshme, mos u përpiqni t’i përjetoni kohët e kaluara. Balancën emocionale më së lehti mund ta ktheni në shoqëri të miqve të mirë apo të familjarëve të cilët ju përkrahin. Edhe pse pothuajse jeni dorëzuar dhe nuk jeni të gatshëm për hyrje në lidhje të re, ka mundësi të merrni një ftesë për një takim nga një person që nuk e njihni mjaftueshëm.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Kontaktet që do t’i keni këtë muaj me persona të ndryshëm do t’i shtojnë gjasat për sukses afarist, për gjetjen e një pune të re apo për fitime plotësuese. Hiqni dorë nga shprehitë e vjetra në vendin e punës, kërkoni shoqëri të re për të pirë kafe gjatë pauzave, rregulloni vendin tuaj të punës, krijoni mundësi të reja. Dhe, natyrisht, me kujdes përcillni çdo mundësi për t’u avancuar!

Shëndeti: Nuk është edhe aq i mirë. Është i mundshëm një lloj izolimi. Mbase vetmia është ajo që ju nevojitet. Jeni të lodhur, andaj edhe duhet të flini gjumë më shumë dhe të pushoni.

Dashuria: Kërkoni mënyra imagjinuese dhe origjinale që t’i shprehni ndjenjat tuaja, në mënyrë të shkathtë po tërhiqni vëmendjen e personit të dashur dhe po e joshni me deklarata të guximshme. Vazhdimisht po qëndroni në kufi të imagjinatës dhe të realitetit, po i dalloni mirë motivet dhe dëshirat e të tjerëve, po reagoni spontanisht ndaj çdo situate. Herë-herë do t’ju duket se jeni bërë person krejtësisht tjetër, i cili në buzëqeshje dhe gjeste të ngrohta mund t’u gjejë shkas për lumturi dhe kënaqësi të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version