Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI 21 mars – 20 prill
Puna: Ju kanë mërzitur predikimet e rrethit. Do të provoni të largoheni pak nga ky rreth, duke kërkuar një kënd më të ngrohtë ku do ta ndieni veten të lirë.
Shëndeti: Gjithsesi, nuk duhet të lini mbas dore kujdesin tuaj shëndetësor.
Dashuria: Në planin emotiv mund të ndodhin ndryshime pozitive. Natyrisht, për të ndodhur këto, lypset durim e mirëkuptim edhe nga ana juaj. Dashuria është rrugë dykahëshe. Po nuk funksionuan si duhet të dy kahet, rruga e dashurisë mbetet e pakrye. Kurrë mos u dorëzoni, asgjë nuk merr fund me një dështim.
DEMI 21 prill – 20 maj
Puna: Kjo javë për ju do të jetë e mbarë dhe më fat. Për disa nga ju mund të ketë mundësi mjaft të mira për ngritje në përgjegjësi dhe vlerësime në karrierë.
Shëndeti: Shëndeti do të vazhdojë të jetë i mbarë në qoftë se do të vazhdoni rutinën tuaj në jetën e përditshme.
Dashuria: Me një koment të pakujdesshëm keni lënduar paksa një person, prandaj tashti po përpiqeni ta përmirësoni gabimin tuaj. Efektin më të madh gjithsesi do ta kishte një kërkimfalje, porse me sinqeritetin më të madh.
BINJAKËT 21 maj – 21 qershor
Puna: Disa shpenzime në familje mund t’jua vështirësojnë pak javën, por gjithsesi gjendja juaj financiare do të mbetet e kënaqshme për këtë javë.
Shëndeti: Shëndeti në përgjithësi i mirë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Do të gëzoni një shëndet të plotë për t’u dëshiruar nga të tjerët.
Dashuria: Nëse kohë më parë keni ndërprerë lidhjen e dashurisë, përpiquni që vendimin e tillë edhe ta respektoni. Përpjekjet tuaja që sërish të pajtoheni me partnerin do të jenë të kota, andaj tregohuni më të vendosur.
GAFORRJA 22 qershor – 22 korrik
Puna: Ju këshillojmë të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale, ta mposhtni egon dhe sedrën e sëmurë. Ndiqni këshillat e miqve dhe kolegëve tuaj, sidomos të atyre që kanë përvojë jetësore më të pasur se ju.
Shëndeti: Ngadalësojeni pak ritmin e punës, keni nevojë edhe për pushim.
Dashuria: Kujdes të veçantë në këtë javë duhet të keni në fushën e ndjenjave. Shmangi bisedat e kota që kanë të bëjnë me xhelozinë e tepruar. Do t’ju rekomandonim të kishit më tepër besim te ndjenjat e partnerit tuaj.
LUANI 23 korrik – 23 gusht
Puna: Për ju kjo javë parashikohet me plot surpriza të këndshme, sidomos në rastet kur ashtu si dhe në javën e kaluar ju do të përballeni me disa kundërshtarë të fortë me të cilët keni interesa të kundërta.
Shëndeti: Mos rrini në lokale të mbyllura.
Dashuria: Keni bërë gabim në vlerësimin e një personi, porse tashti ju vjen rëndë ta pranoni këtë. Nëse doni t’i afroheni personit që tashmë një kohë të gjatë ju tërheq, atëherë duhet të ndryshoni taktikën. Për këtë mbase do t’ju ndihmojë dikush tek i cilin më së paku keni shpresuar.
VIRGJËRESHA 24 gusht – 22 shtator
Puna: Meqë në periudhën e shkuar jeni lodhur tepër, në këtë periudhë do të përpiqeni që askush të mos ju trazojë, duke u izoluar nga të gjitha. Këto janë dy skajshmëri, njësoj të dëmshme.
Shëndeti: Do të jetë mirë që një kohë ta kaloni diku në natyrë, pavarësisht se bën ftohtë. Edhe më i plotë do të jetë pushimi, po patët me vete edhe personin që e doni. Natyrisht, duhet pasur kujdes, sepse edhe qëndrimi në natyrë ka rregullat e veta.
Dashuria: Gjithsesi, natyra juaj tolerante mund të pësojë dhe ndonjë zhgënjimi dashurie në këtë javë.
PESHORJA 23 shtator – 22 tetor
Puna: Këtë javë shenja juaj do të bjerë nën ndikimin e Jupiterit dhe ai do të inkurajojë të gjithë ata që kanë zell dhe dëshirë për të zgjeruar sa më tepër kufijtë e mundësive të tyre. Atyre nuk do t’iu mungojë këtë javë vullneti dhe pasioni për të arritur synimet e tyre profesionale.
Shëndeti: Ruhuni nga ndonjë virus gripi që mund t’ju përshkojë në këtë javë, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Një person është duke ngurruar që në mënyrë të hapët t’jua shprehë ndjenjat e veta. Nëse do të jeni pak më të kujdesshëm, sytë e tij do t’jua zbulojnë të gjitha.
AKREPI 23 tetor – 22 nëntor
Puna: Kujdes me financat tuaja në këtë javë, pasi mund të pësojnë ulje të ndjeshme në krahasim nga java e kaluar.
Shëndeti: Shëndeti ruhet duke mos e tepruar me asgjë.
Dashuria: Në këtë periudhë do të jenë të mundshme konflikte në familje, në të cilat nuk do të mund të keni ndikim. Roli i arbitrit nuk ju përgjigjet, sepse nuk mund t’i flakni emocionet. Vetmia për askënd nuk është e mirë. Disponimi do t’ju rritet dukshëm, po i pranuat ofertat për shoqëri, ndonëse ju duket se kjo nuk do të ndikojë fare.
BRICJAPI 22 dhjetor – 20 janar
Puna: Nga kokëfortësia që e keni, do të refuzoni një ofertë që kaherë e keni dëshiruar. Nuk mund t’ju përfillet gjithnjë çfarëdo dëshire. Duhet të keni gatishmëri që nganjëherë edhe të bëni kompromise.
Shëndeti: Shmanguni punëve të rënda fizike. Mbrëmjet më të këndshme janë në shoqëri të zgjedhur.
Dashuria: Partneri juaj do t’ju befasojë me sjelljen e vet. Do t’ju nevojitet kohë që të përmblidheni pak dhe t’i përgjigjeni në mënyrë të njëjtë.
SHIGJETARI 23 nëntor – 21 dhjetor
Puna: Momente kënaqësie do të ndjeni në jetën tuaj profesionale. Kujdes, pasi do të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël dhe do t’ju duhet të bëni ndonjë sakrificë për të siguruar qetësinë e karrierës suaj.
Shëndeti: Shëndeti në përgjithësi i mirë por nuk përjashtohet ndonjë infeksion i lehtë shëndetësor. Nga qetësia e marrëdhënieve tuaja do të varet dhe shëndeti juaj në këtë javë.
Dashuria: Partneri juaj këtë javë do t’ju falë kënaqësi të veçanta. Bëni mirë t’i largoheni punës dhe stresit të ditëve të kaluara dhe të qetësoheni në praninë e partnerit.
UJORI 21 janar – 19 shkurt
Puna: Disa nga të lindurit në këtë shenjë do të shkëlqejnë këtë javë, sidomos në rolin e ndërmjetësit. Do t’ju duhet të ndihmoni në zgjidhjen e një konflikti dhe do të fitoni miqësinë dhe respektin e të dy anëve të kundërshtarëve.
Shëndeti: Ju duhet më shumë pushim.
Dashuria: Do të zhgënjeheni në partneri, tek i cili keni pasur besim të madh. Mos e gjykoni menjëherë. Kur t’i mësoni arsyet e sjelljes së tillë të çuditshme, do t’ia falni të gjitha, madje edhe do t’i ofroni ndihmë. Me rëndësi është që ndjenjat tuaja dhe të personit që e doni të jenë të sinqerta. Atyre që janë ende të lirë, një shoqërim do t’u sjellë befasi.
PESHQIT 20 shkurt – 20 mars
Puna: Jeni tepër të ndjeshëm, andaj reagimet tuaja ndonjëherë nuk përkojnë me situatën. Përpiquni që emocionet t’i keni nën kontroll. Mbase keni nevojë për mbështetje e ndokujt.
Shëndeti: Shëndeti juaj kërkon më shumë kujdes.
Dashuria: Xhelozia do të mund të sjellë shqetësim në shtëpi. Mos e akuzoni partnerin, derisa të mos e provoni se a kanë farë baze dyshimet tuaja. Mos t’ju hutojnë fjalët që do t’i dëgjoni. Duhet qenë më fleksibilë, sepse jeta është e shumëllojshme. /Telegrafi/