Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (20 Mars- 20 Prill)
Puna: Gjeni mënyrë që të arsyetoni për shkak se jeni ende në vendin nga i cili shumica e bashkëpunëtorëve tuaj kaherë kanë ikur. Përpjekja do të shpërblehet, mirëpo për shkak të dëshirës së madhe që diçka ta çoni deri në fund, rezultatin e konsideroni të rëndësishëm. Këto ditë deri te ju vjen një lajm i mirë, i cili mund të ketë rëndësinë rezultatin e planeve tuaja afariste.
Shëndeti: Kontrolloni sytë.
Dashuria: Jeni goxha emocionalisht të shqetësuar, andaj aspektet këto ditë edhe më shumë po jua bëjnë të vështirë ta ruani qetësinë. Personi i dashur, në shikim të parë, me komente të parëndësishme, po ju destabilizon edhe më shumë, andaj kjo gjë kërcënon që të derdhë gotën edhe ashtu tashmë të mbushur. Atmosfera është e pakëndshme, por kalimtare.
DEMI (20 Prill – 21 Maj)
Puna: Po veproni me nxitim, prandaj edhe ju komplikohen raportet edhe me personat e afërm. Është e pamundshme t’ua impononi qëndrimin tuaj të tjerëve. Njëherësh, mos i komentoni veprimet e të tjerëve të cilët nuk janë të pranishëm në mënyrë që më vonë të mos detyroheni t’u kërkoni falje. Kushtoni kujdes kondicionit tuaj fizik, sepse jeta e çrregullt dhe lodhja e tepërt po marrin hov. Nëse nuk ndaleni, do të keni një rënie serioze të energjisë, por edhe ftohje.
Shëndeti: Lodhje kronike.
Dashuria: Po ju pushtojnë emocionet, aq sa nuk dini se çfarë të bëni me to. Kur nuk keni ku t’i kanalizoni, filloni ta bartni tensionin te të tjerët. Në sulm është personi i dashur, ndërsa e dini që nuk keni arsye për të. Me humorin tuaj të ndryshueshëm pa nevojë mund të rrezikoni marrëdhëniet.
BINJAKËT (21 Maj- 21 Qershor)
Puna: Ju pret një leksion i rëndësishëm në të cilin patjetër duhet ta mposhtni llomotitjen tuaj, karakteristikën tuaj kryesore e cila shpesh punon kundër jush. Besoni në forcën tuaj intelektuale, por njëherësh po ashtu duhet patjetër të jeni të vetëdijshëm që nuk është reale të mendoni që ju keni gjithmonë të drejtë. Planet dhe ambiciet e mëdha mund të ndërpriten papritur me një vendim të pavolitshëm, i cili idenë tuaj e përjashton që në start.
Shëndeti: Lodhje kronike.
Dashuria: Pakënaqësia në planin dashuror kërcënon të bëhet shkaktar i një konflikti serioz midis jush dhe personit të dashur. Shkaktari kryesor i gjithë kësaj qëndron në atë që tashmë një kohë të gjatë marrëdhënien e keni reduktuar në korrespondencë dhe biseda telefonike, të cilat vazhdimisht kanë përfunduar të pasqaruara. Është koha për biseda të sinqerta.
GAFORRJA (21 Qershor- 23 Korrik)
Puna: Jeni përpjekur që në shpejtësi të zgjidhni një problem, andaj tani jeni gjendur para një situate të vështirë. Për t’i zbutuar pasojat, merrni vullnetarisht përgjegjësinë dhe zgjidhni të gjitha problemet. Lidhur me këtë ju pret një bisedë gjatë metë cilën nuk do të ndiheni këndshëm. Megjithatë do të keni edhe një shans, nëse jeni të gatshëm të përballoni kritikën dhe ofertën me arsyetim logjik.
Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.
Dashuria: Kjo është njëra ndër periudhat kur ju duket që më së miri është të tërhiqeni dhe të lini për më vonë çdo reagim. Shkaku i vërtetë për gatishmëri të këtillë qëndron në atë që ju mundon një pavendosmëri e madhe për shkak të së cilës nuk po arrini të merrni qëndrim dhe të vendosni t’i zgjidhni të gjitha dilemat.
LUANI (23 Korrik – 23 Gusht)
Puna: Po i përfundoni shumë punë të lëna pas dore, të cilat ju kanë munduar një kohë të caktuar. Përfundimisht po del në pah epilogu i diçkaje për të cilën një kohë të gjatë keni punuar. Është kohë e volitshme për studim dhe mësim. Është e sigurt mundësia që t’ju arrijë oferta që t’i bashkoheni ndonjë projekti të ri ku do të tregoni aftësitë tuaja në tërësi, sepse komunikimi dhe bindja juaj për atë punë mund të jenë të vlefshme.
Shëndeti: Kujdes nga bronkiti.
Dashuria: Personi i dashur nga ju pret diçka që për ju është e pakuptueshme. Mendoni për veprimet konkrete, në mënyrë që të formoni dhe ta bëni zyrtare lidhjen tuaj dashurore. Mos merrni vendime nën presionin e tillë nëse nuk jeni të sigurt që mu ajo është që e dëshironi. Në të kundërtën, shumë shpejt do të pendoheni.
VIRGJËRESHA (23 Gusht – 23 Shtator)
Puna: Gjithnjë e më shumë po mendoni për mundësitë që të filloni ndonjë punë private. Atmosfera e keqe në ambientin në të cilin gjendeni mund të veçojë një ekip njerëzish me të cilët është i mundshëm biznesi i pavarur. Mos harroni që atje ku sundon interesi, dashuria dhe mirëkuptimi mungojnë. Nëse gjeni kënaqësi në punë, do të çliroheni nga ngërçi dhe vetvetiu edhe nga nevojat e pakëndshme që diçka të ndryshoni në shpejtësi.
Shëndeti: Kujdes fytin dhe kordat e zërit.
Dashuria: Jeni të rrethuar me njerëz të cilët tërheqin energjitë tuaja pozitive. Për shkak të situatës së volitshme financiare keni mundësi që për ta të organizoni një festë. Në hovin e humorit të mirë mund t’ju ndodhë që të harroni partnerin tuaj dhe faktin se kush vërtet është miku juaj i vërtetë.
PESHORJA (23 Shtator – 23 Tetor)
Puna: Po merrni lajme të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin tuaj të ardhshëm. Jeni të vetëdijshëm që para jush është një periudhë e mundimshme pothuajse në të gjitha fushat. Jeni përplot energji dhe vullnet, ndërsa fryma luftarake dhe optimizmi do t’ju bëjnë edhe më të fortë. Do të investoni shumë angazhim, mirëpo në fund do të jeni të kënaqur me rezultatet. Veç kësaj, para jush është periudha gjatë së cilës do t’i përfundoni të gjitha punët e mbetura me të cilat, tashmë një muaj jeni duke u marrë.
Shëndeti: Nervozë e shtuar dhe pagjumësi, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Java fillon me plane të mëdha. Po vraponi pas secilit rast në mënyrë që sërish të impononi dominimin ndaj personit të dashur. Kështu mund të përballeni me komplikime të reja në marrëdhënien tuaj. Nëse nuk hiqni dorë nga kjo, pason një konflikt serioz, ndërkaq disa do të kenë edhe ndërprerje të lidhjeve. Mos u ngutni.
AKREPI (23 Tetor – 22 Nëntor)
Puna: Çdo gjë rreth jush po ndryshon, mirëpo ju po rrini anash. Për ju kjo është alarm që t’ju përfshijnë frika dhe rishqyrtimi se a keni gabuar diçka. Mos u brengosni, ajo që askush nuk ju thërret me emër, nuk është shenjë e keqe, përkundrazi. Për ju është mirë që aktualisht askënd nuk po e pengoni. Mbështetuni ekskluzivisht në aftësitë tuaja dhe bëhuni të kujdesshëm, ju presin edhe vështirësi me eprorët.
Shëndeti: Dhembjet e eshtrave.
Dashuria: Tema kryesore në marrëdhënien tuaj dashurore, këto ditë, janë gënjeshtrat apo heshtjet e dikujt. Pasiguria e rezultateve mund të shkaktojë situatë të pakëndshme për shkak të së cilës do të ndihemi madje edhe të sëmurë. Mos reagoni ndaj çdo provokimi, mposhtni frikën sepse kriza e sapokrijuar është e karakterit kalimtar.
SHIGJETARI (22 Nëntor – 22 Dhjetor)
Puna: Ndjeshmëria juaj e madhe tani mund të dalë në pah. Po e ngarkoni veten me mendimet e të tjerëve, por njëherësh po punoni me kokën tuaj. Është momenti i fundit që të përcaktoheni – ose të lozni sipas muzikës së të tjerëve pse do ta injoroni atë që të tjerët flasin. Situata financiare po stabilizohet, bashkë me të po arrijnë edhe lajme të cilat do t’ju brengosin. Këto ditë më shumë pushoni dhe duhet të jeni më të kujdesshëm në çdo gjë.
Shëndeti: Probleme me tretjen.
Dashuria: Po mendoni për udhëtime të largëta. Me shpirt jeni larg nga vendqëndrimi, andaj do të jetë e dëshirueshme që të ktheheni në realitet. Në të kundërtën, pason një kthim i dhembshëm në realitet. Jeni i hutuar, andaj nuk është momenti i duhur për kurrfarë vendimesh përfundimtare, posaçërisht nëse kanë të bëjnë me marrëdhënie familjare apo dashurore.
BRICJAPI (22 Dhjetor – 20 Janar)
Puna: Në plan të parë janë financat, sepse kanë munguar rezultatet të cilat i keni pritur. Kjo është periudhë e vendnumërimit, prandaj për ju është më mirë që me kohë të përgatiteni. Durimi dhe këmbëngulësia nuk janë ana juaj e fortë, mirëpo këto ditë janë shumë të domosdoshme. Mos provoni që me çdo çmim t’i aplikoni idetë tuaja, nuk është kohë e duhur për to. Mos u brengosni, së shpejti çdo gjë do të marrë drejtim pozitiv.
Shëndeti: Probleme me sinuset.
Dashuria: Po ndiheni sikur jeni nën kontroll të vazhdueshëm dhe kjo është në kundërshtim të plotë me temperamentin tuaj. Personi i dashur ka nevojë për përkrahje dhe nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për ankthin tuaj. Këto ditë kjo temë tepër serioze mund të shndërrohet në konflikt të hapur.
UJORI (20 Janar- 18 Shkurt)
Puna: Po arrijnë ndryshimet në realizimet e të cilave keni pasur rol të konsiderueshëm. Durimi tani nuk është ana juaj e fortë, andaj do të keni tensione të caktuara dhe mungesë humori. Është e domosdoshme që gjërat t’i mbani nën kontroll dhe ta frenoni temperamentin, në të kundërtën do të përballeni me stres serioz. Nëse do të gjendeni para rastit që të nënshkruani ndonjë dokument, jini të kujdesshëm, sepse janë të mundshme gabimet.
Shëndeti: Kujdes me ushqimin dhe pijet.
Dashuria: Me më shumë durim do të mund të zgjidhni problemet emocionale me partnerin, mirëpo mos prisni që ai t’jua lexojë mendimet. Duhet të jeni patjetër të sinqertë, të qartë dhe të zëshëm. Çfarëdo komunikimi i shkurtër qoftë dhe porosi e shkurtër mund të jenë shkaktarë mosmarrëveshjesh të cilat më vonë vështirë do t’i sqaroni.
PESHQIT (18 Shkurt – 20 Mars)
Puna: Keni ide të shumta se si ta çoni përpara jetën tuaj, mirëpo asnjëra nuk është mjaft e fortë për të vendosur përfundimisht. Në fantazi të tilla ju kalon koha, ndërkaq në këtë periudhë është me rëndësi ta kuptoni se sa gjëra tashmë ju kanë ikur. Ndoshta dikush e ka përvetësuar planin tuaj dhe me të madhe po e aplikon në jetë. Nëse keni marrëdhënie të pasqaruara, është koha që t’i sqaroni.
Shëndeti: Alergjitë.
Dashuria: Në qendër të vëmendjes është partneri. Partneri juaj këto ditë ka nevojë për përkrahje dhe kujdes tuajin më të madh. Nga ju pritet tolerancë të madhe, ndërsa kjo gjë nuk po ju shkon për dore. Tepricë tensioni po shpenzoni në aktivitete fizike, kështu do të kthjelloni mendimet dhe krahas kësaj do të shpikni një strategji të re. /Telegrafi/