Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21. 03. – 20. 04)
Puna: Mundohuni të përqendroheni në atë që po bëni dhe të mos shpërqendroheni. Ditët në vazhdim sjellin komunikim të fortë në sferën e biznesit, detyrime ose informacione të reja dhe mund të prisni ndryshime. Do bë bëni marrëveshje me bashkëpunëtorët që kërkojnë atomin e fundit të energjisë nga ju.
Shëndeti: Kujdes nga lëndimet. Dhimbje të mëdha reumatike, dhimbje fyti.
Dashuria: Kjo javë mund të shënohet nga nervozizmi juaj. Keni nevojë për pushim në mënyrë që të shpëtoni nga gjithçka dhe të distancoheni në një farë mënyre nga lajmet e këqija. Partneri juaj do të presë më shumë iniciativë nga ju, do të jetë kërkues – i cili herë pas here mund të çojë në shkëndija dhe trazira të vogla në marrëdhënien tuaj. Desh të lirë – surpriza të këndshme përmes kontakteve nga njerëzit për të cilët as nuk ishit të vetëdijshëm se ishin të interesuar për ju. Dikush mund t’ju intrigojë shumë.
DEMI (21. 04 – 21. 05)
Puna: Në biznes, kjo është një periudhë shumë e tensionuar dhe e trazuar dhe marrëdhënia me eprorët tuaj mund të kërkojë atomin e fundit të energjisë suaj dhe vetëkontrollin nga ju. Nuk rekomandohen konfrontime të hapura, veçanërisht jo vendime të nxituara. Në përgjithësi – një javë në të cilën asgjë nuk shkon siç e keni planifikuar. Ka shumë “kërcim brenda” të detyrimeve të reja, informacion që ndryshon planet tuaja dhe që ju bën të nxitoni përtej kufijve tuaj.
Shëndeti: Lodhje, nervozizëm, dhembje fyti dhe gjëndra të ndjeshme.
Dashuria: Marrëdhënia juaj i ka të gjitha parakushtet për të qenë e qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë e përshkuar me pasione të forta. Mos lejoni që situatat përreth jush t’ju irritojnë dhe të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni, dhe vetvetiu edhe në marrëdhënien tuaj. Dema të lirë – jeta emocionale ka filluar dhe mundësi interesante dashurie kanë filluar të shfaqen rreth jush.
BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)
Puna: Ju nuk jeni të përgatitur për disa informacione dhe lajme që ju vijnë. Duke folur në përgjithësi – një javë e shënuar nga pasiguria dhe pavendosmëria juaj se çfarë të bëni dhe në cilin drejtim të lëvizni. Gjithashtu – një periudhë në të cilën do të duhet t’i kryeni detyrimet shkel e shko, me ndërlikime dhe gabime të shumta të njerëzve të tjerë dhe të juve.
Shëndeti: Në të moshuarit – probleme meteoropatike dhe lëkundje presioni. Tek të rinjtë – stresi, prirja për lëndime.
Dashuria: Ka mundësi të keni probleme familjare këtë javë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me anëtarët e rinj të familjes. Shumë gjëra ju irritojnë, mos shkaktoni edhe më shumë tensione për të tjerët dhe veten tuaj. Ata që janë në lidhje – konfrontime të pakëndshme me disa tema që partneri juaj dhe ju dëshironi t’i shmangni. Aftësia për të zbuluar informacione që nuk shkojnë paralelisht me marrëdhënien tuaj. Binjakë të lirë – sjellje vërdallë dhe flirt mund të ketë, por gjithsesi edhe njerëz interesantë të rinj.
GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)
Puna: Kjo javë është mjaft e paqëndrueshme në biznes dhe me ndryshime të mëdha. Nervozizmi dhe nxitimi mund të fillojnë që në fillim dhe ka të ngjarë që do të duhet të hiqni dorë nga planet tuaja dhe të përshtateni me rrjedhën e re të ngjarjeve. Kjo javë gjithashtu jep hapësirë për lëshime, prandaj është vërtet e nevojshme të jeni sa më të organizuar dhe sa më efikas.
Shëndeti: Keni nevojë për më shumë pushim dhe qetësim.
Dashuria: Këtë javë, marrëdhënia me partnerin lejon hapësirë për ngjarje të bukura, por edhe për nervozizëm. Opsioni më i mundshëm është se do të ndodhin të dyja – rendi i kënaqësisë dhe i mirëkuptimit, rendi i sjelljes së pyetjeve që dëshironi të anashkaloni dhe që ju irritojnë dhe ngarkojnë. Mund të ketë një konflikt të mundshëm për shkak të marrëdhënieve miqësore. Gaforre të lira – Venera në fushën e partnerit tuaj jep opsionin për kontakte të reja dhe shumë interesante.
LUANI (23. 07 – 22. 08)
Puna: Përpiquni të mos lejoni që njerëzit dhe situatat t’ju nxjerrin nga binarët këtë javë. Presioni i bashkëpunëtorëve dhe i rrethanave është me të vërtetë i madh për momentin, gjë që mund t’ju bëjë të nxitoni, të mos mendoni para se të veproni, ose megjithatë të bëni ndonjë gabim të vogël ose pak më të madh. Informacionet të cilat do t’i merrni nuk do t’ju pëlqejnë.
Shëndeti: Stresi mund t’ju sjellë më shumë komplikime. Pushoni.
Dashuria: Është koha që Luanët dhe partnerët e tyre të zhvillojnë një bisedë konstruktive kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre. Për disa çifte, këto biseda do të jenë vërtet konstruktive, duke kontribuar vërtet në zgjidhjen e disa situatave dhe duke u orientuar së bashku në atë që është e rëndësishme për të dy ju. Temat dhe bisedat e vështira me disa persona mund të çojnë në një vendim për ndërprerje të marrëdhënies. Luanë të lirë – Dikush mund t’ju intrigojë shpejt, por mos u nxitoni për të filluar lidhje. Flirtoni, argëtohuni.
VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)
Puna: Ngjarjet e biznesit patjetër do t’jua bëjnë të suksesshme këtë periudhë. Ju pëlqen që do të jeni të sigurt, por asgjë përreth jush nuk do të jetë edhe aq normale, e qetë, funksionale. Qysh në fillim të javës, mund të fillojnë t’ju arrijnë informacione dhe lajme që nuk shkojnë paralelisht me planet tuaja dhe me ato që i keni planifikuar. Ambienti i biznesit do jetë mjaft i nxehtë, do të përpiqeni t’i zgjidhni disa situata.
Shëndeti: Jeni të ndjeshëm dhe nën stres, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Vërtet ka hapësirë për ngjarje të mrekullueshme dhe momente përgjithësisht relaksuese plot kënaqësi. Partneri juaj mund t’ju fajësojë për ato që ju duhen dhe ato që nuk ju duhen, ai “kapet” për gjëra më të mëdha, madje edhe më shumë për gjërat e vogla. Nëse ai ju kap në një gënjeshtër të vogël ose të madhe ose në fshehje të ndonjë informacioni – vetëm atëherë do të ketë ngatërresë. Virgjëresha të lira – një komunikim po zhvillohet mirë dhe nuk ka nevojë të ngutemi. Lëreni të zhvillohet, ngadalë por sigurt.
PESHORJA (23. 09 – 22. 10)
Puna: Në sferën e biznesit, kjo javë funksionon sipas parimit – gjenduni ashtu siç dini dhe ashtu siç mundeni. Po, ndërlikime të të gjitha llojeve ju vijnë gjatë kësaj periudhe, por ju gjithashtu i zgjidhni ato – truri juaj punon shumë shpejt, ideja arrin idenë dhe pavarësisht se sa të lodhshme do të jenë këto ditë, ato me të vërtetë do t’ju sjellin një realizim të suksesshëm dhe ndoshta të ardhura solide.
Shëndeti: Pushoni, por më shumë mendërisht. Fizikisht keni nevojë të jeni më aktivë.
Dashuria: Nëse ju pëlqen që gjithçka të jetë statike për të dy, të mbylluni në shtëpi dhe thjesht të hani dhe të shijoni – do të ndiheni shkëlqyeshëm. Nëse nuk jeni tip i tillë dhe keni nevojë për veprim dhe ngjarje dhe për më shumë stimuj – atëherë vërtet nuk do të kënaqeni. Do të mërziteni. Thjesht sigurohuni që të mos grindeni në atë mërzi, nuk është një mënyrë e mirë për të thyer monotoninë. Peshore të lira – disa njerëz janë aktivizuar ndaj jush. Dhe janë interesantë, flirtojnë bukur…
Puna: Në këtë periudhë keni bisedime të mira dhe marrëveshje edhe më të mira. Keni aksione dhe ngjarje të cilat ju sjellin fitime dhe ju hapin projekte të reja afariste. Në rregull, keni edhe nevrikosje, stres dhe shpejtësi dhe shumë informacione të cilat ju nxjerrin nga binarët, do të keni nxitime dhe ndryshime të planeve… Mirëpo, kjo është jeta – pak e zezë, pak e bardhë…
Shëndeti: Do të ishte mrekulli sikur të kishit pushuar më shumë, mirëpo mendoj që nga ajo punë tani nuk ka asgjë.
Dashuria: Po, bashkëshorti dhe anëtarët e familjes dinë vërtet se si t’ju nxjerrin nga binarët në çdo mënyrë të mundshme. Në përgjithësi, situatat dhe problemet e pakëndshme vijnë nëpërmjet segmentit familjar. Ata që janë në lidhje – do të jetë mirë për ju nëse nervozizmin vetjak nuk do ta fusni në marrëdhënie me personin e dashur. Më mirë është të kënaqeni tani për tani. Akrepa të lirë – keni hyrë në një periudhë shumë interesante. Kënaquni me ngjarjet e shumta.
SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)
Puna: Kjo periudhë vërtet do t’ju surprizojë – pak me gjëra negative, pak me gjëra pozitive. Gjithashtu do t’ju sjellë edhe obligime të reja, nervozizëm dhe shumë ndryshime në bazë ditore. Do t’ju sjellë informacione të mira, por do t’ju sjellë edhe nguti dhe afate të shkurtra. Shigjetarë – gjithsesi ngutuni!
Shëndeti: Bëhuni më të kujdesshëm në komunikacion.
Dashuria: Shumë histori boshe, shumë pak relaksim. Mundohuni t’i shmangni ato histori, veçanërisht nëse i shihni që ato ju çojnë në një drejtim që ju nevrikos apo ju tensionon. Energjinë e fuqishme të cilën këto ditë si çift e keni bart, orientojeni në gjëra konstruktive dhe argëtuese, orientojeni në argëtim të mirë, në kënaqësi dhe në shkëndija të zjarrta. Shigjetarë të lirë – rruga juaj e quajtur “nëse nuk i josh unë ata, ata joshin veten e vet” dhe kështu vazhdon tutje. Gjinia e kundërt po ju sulmon nga të gjitha anët. Gjenduni ashtu siç dini dhe ashtu siç mundeni.
BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)
Puna: Përpiquni të mbani komunikim të mirë në çdo nivel në segmentin afarist, sepse gjërat tani mund të rrezikohen dhe t’ju sjellin telashe. Në këtë javë ju pret edhe ndonjë “pastrim” – qoftë kur është fjala për obligimet e pakryera, punët apo diçka krejtësisht tjetër.
Shëndeti: Ushqimi joadekuat mund t’ju shkaktojë probleme me pjesën e stomakut.
Dashuria: E vetmja gjë që ju tërheq me të vërtetë vëmendjen këtë javë dhe që mund të sjellë ndoshta një problem në partneritetin tuaj është çdo lloj sekreti dhe fshehjeje. Nëse nuk keni ndonjë nga ato, nuk keni pse të ndiheni keq gjatë kësaj periudhe. Edhe partneri juaj edhe ju jeni të gatshëm për dashuri dhe pasion dhe ju lutem – praktikoni të dyja këto. Bricjapë të lirë – mjerisht, Venera ka mbërritur dhe ju sjell dhurata – mundësi dhe raste të reja dashurie. Hapni mirë sytë – surprizat emocionale janë afër jush.
UJORI (21. 01 – 19. 02)
Puna: Është më se e sigurt që ju, si dhe vëllezërit tuaj Shigjetarë, do të keni një javë shumë stresuese. Shigjetarët do të kenë një uragan, ndërsa ju edhe uragan edhe cunami. Ju do të bëni qindra gabime, dhe nëse nuk ngatërroheni me të paktën tre persona – nuk keni bërë asgjë. Por jo tani – një periudhë e vështirë është para jush.
Shëndeti: Kujdes, mund të lëndoheni edhe në shtëpi edhe në punë. Do t’i krijoni kaos vetes me ushqim të keq. Ka gjasa edhe të ftoheni.
Dashuria: Disa probleme ju ngarkojnë dhe mund të mos jeni më në gjendje t’i mbani për vete. Ata ujorë që janë në lidhje – do të kenë situata relativisht të qeta dhe është pak e besueshme që të ndikojnë në marrëdhëniet me partnerin. Madje edhe pasionet mund të jenë të shtuara dhe t’ju sjellin vërtet momente të bukura. Ujorë të lirë – dikush ju pëlqen dhe ju tërheq, mirëpo ai dikush po hesht. Prandaj të tjerët ju sillen vërdallë, natyrisht – ata të cilët juve nuk ju pëlqejnë.
PESHQIT (20. 02 – 20. 03)
Puna: Puna po ju ecën mirë. Do të nxitoni, gjithë kohës jeni të ngarkuar me afate të shkurtra dhe shikoni a i keni përfunduar të gjitha në mënyrë cilësore dhe pa gabime. Mirëpo, është e sigurt që gabime të tilla tani nuk mund të ketë, andaj do të jetë mirë që kujdes të veçantë t’u kushtoni dokumenteve. Nga ana tjetër, ju vijnë lajme, informacione dhe oferta të cilat janë të jashtëzakonshme dhe të cilat do t’ju gëzojnë. Mirëpo arrijnë edhe përfitime.
Shëndeti: Do jeni plot energji dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël.
Dashuria: Komunikimi ndërmjet partnerit tuaj dhe juve nuk është përfundimisht një vend ku do të arrini të gjeni rrugën tuaj gjatë kësaj jave. Ju jeni nën ndikimin e një energjie të fortë që me pak vullnet mund të ktheheni në një drejtim pozitiv dhe t’i krijoni vetes një javë që do ta mbani në mend. Përpiquni t’i kujtoni gjërat e bukura, jo grindjet. Peshq të Lirë – kontakti me dikë po rritet. Por në të njëjtën kohë, kjo ju kënaq dhe i zgjon të gjitha dilemat tuaja. /Telegrafi/