Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Jeni para një periudhe të volitshme dhe do t’ju jepet shansi që të fitoni diçka. Me ndihmën e miqve dhe me pak angazhim, mund të arrini më shumë. Po planifikoni edhe një punë të re. Intuita ju thotë që do të arrini sukses. Duhet të jeni të gatshëm t’i përballoni disa probleme afariste. Gjërat po i lini të shkojnë sipas rrjedhës së vet, andaj edhe problemet gjithnjë e më shumë po ju grumbullohen. Kjo gjë po jua rëndon edhe më shumë situatën, mirëpo po ju nxit që të punoni.
Shëndeti: Po ndiheni tepër të lodhur, sepse po e ngarkoni shumë veten dhe nuk po ushqeheni në mënyrë të rregullt. Më shumë pushim dhe vitamina.
Dashuria: Një lidhje e re është në horizont. Fjala është për një person që ju përshtatet shumë. Po prisni më shumë se që duhet. Nëse keni lidhje të përhershme, ju presin çaste të paharruara.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Vetëm nëse nuk do t’ju dështojë shansi i volitshëm, mund të prisni sukses. Në të kundërtën janë të mundshme dështimet dhe shqetësimet.
Shëndeti: Ose jeni vërtet i sëmurë ose vërtet i shëndoshë. Është me rëndësi të dini se cilës kategori i përkisni, në mënyrë që të dini si të veproni.
Dashuria: Këtë javë personi i shenjës së Akrepit mund të jetë aktual. Nuk dëshironi të dini për të metat e tij, posaçërisht për xhelozinë dhe disa gënjeshtra të vogla. Pra, mos prisni, hidhuni në përqafim.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Jeni të mbushur me shumë energji për t’u ballafaquar me problemet, aq më mirë kur e keni edhe përkrahjen e dikujt. Ndodheni në një periudhë kur do të arrini suksese. Me kënaqësi po i fërkoni duart dhe po i numëroni paratë. Ju është shpaguar ajo që keni investuar. Personat e shenjës së Binjakëve zakonisht nuk kanë probleme. Do të keni një “bum” afarist.
Shëndeti: Në qoftë se e teproni me kënaqësitë, shëndeti mund t’ju rrezikohet. Kolesterina dhe problemet e tjera shëndetësore mund të kontrollohen.
Dashuria: Skenat e xhelozisë janë pjesë përbërëse e lojës së dashurisë. Së paku, nuk do të keni monotoni. Marrëdhëniet dashurore ndërtohen me mirëbesim. Dyshimet nuk ju çojnë askund.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Do të përpiqeni të krijoni balancën midis jetës private dhe punës. Kjo gjë do të jetë e komplikuar, sepse obligimet gjithnjë e më shumë po shtohen. E tërë kjo javë do të jetë e mbushur me punë të rënda dhe me dëshirën për të treguar sa vleni.
Shëndeti: Sensibiliteti dhe nervozizmi mund të shfaqen si pasojë e lodhjes dhe e stresit. Rrezik edhe nga problemet me organet e tretjes.
Dashuria: Personi i dashur po pret përkrahje dhe respektim. Keni përkrahjen e një personi. Do të ishte mirë që ai person të jetë i shenjës së Binjakëve apo i Virgjëreshës. Do të kaloni çaste magjepsëse dhe të paharrueshme.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Fati është në anën tuaj. Po e arrini suksesin që nuk e keni pritur. Jeni të kënaqur. Puna po ecën më mirë sesa keni shpresuar. Dëshmi konkrete për këtë janë paratë të cilat po ju arrijnë. Duhet t’u shmangeni investimeve dhe të merreni me gjëra më të sigurta.
Shëndeti: Ndryshimet nuk ndodhin njësoj te të gjithë. Ata të cilët kanë qenë shëndosh, ditëve në vijim mund të kenë probleme, dhe anasjelltas – ata që kanë qenë të sëmurë do të shërohen. Pika të dobëta të organizmit janë zemra dhe mëlçia.
Dashuria: Plot çaste të bukura dhe të paharrueshme kaloni me personin e shenjës së Shigjetarit. Jeni në gjendje euforie. Nuk ka arsye të jeni kokëfortë. Situatën mbajeni nën kontroll dhe përpiquni të jeni sa më të qetë.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Po arrini suksese afariste ekskluzivisht duke u mbështetur në forcat vetjake. Situatën po e mbani nën kontroll. Në qoftë se dëshironi ta mbani këtë ritëm, duhet të veproni në shpejtësi. Shanset kalojnë me shpejtësi sa që duhet t’i kapni në ajër.
Shëndeti: Ruajuni nga lëndimet dhe plagët. Janë të mundshme dhembje të kokës, si reaksion i lodhjes së madhe dhe i oscilimit të motit.
Dashuria: Me partnerin keni lidhje të fuqishme dhe stabile. Askush nuk mund t’ju ndajë. Plot kënaqësi ju ofron një person i zjarrtë i lindur në shenjën e Dashit. Pranojeni sfidën.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Nuk jeni edhe aq mirë të orientuar. Jeni në një fazë të gjatë stagnimi, gjë që po ju brengos. Mos lejoni t’ju pushtojë dembelia, por përvilini mëngët.
Shëndeti: Prirja për të marrë barna qetësimi, për të pirë duhan dhe alkool mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Disa persona të Peshores mund të kenë probleme me veshkat dhe me traktin urinar, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Grindja mund t’ju prishë lidhjen tuaj. Mos luani me durimin e partnerit – as ai nuk është prej guri. Do të keni një takim fatal me një person të shenjës së Gaforres apo të Dashit.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Periudhë e shkëlqyeshme për nënshkrim të kontratave dhe për fillim të punëve të reja. Nëse merreni me tregti, fitimi do të jetë i madh. Keni përkrahjen e bashkëpunëtorëve.
Shëndeti: Problemet shëndetësore i keni zgjidhur. Tani po këndelleni dhe po bëni çdo gjë që pasojat të jenë minimale.
Dashuria: Periudha e komunikimit po vazhdon akoma. Rreth jush po sillen vetëm persona të shenjës së Demit dhe të Binjakëve. Vështirë se do të mund t’u rezistoni.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Kjo javë do të jetë në shenjë të ambicieve, angazhimeve dhe melankolisë. Do të ketë nga të gjitha nga pak. Me forca vetjake do të arrini sukses të paparë. Ju ofrohet avancim në të gjitha veprimtaritë shoqërore, në politikë dhenë shkencë.
Shëndeti: Janë të mundshme problemet me fshikëzën e vrerit, me eshtrat, lëkurën dhe dhëmbët. Për nervat as që do të bëhet fjalë. Patjetër duhet të pushoni ta ngarkoni veten me gjëra të parëndësishme.
Dashuria: Nuk po mund të vendosni se për kë të orientoheni: për personin e zjarrtë të shenjës së Luanit apo për personin e butë të shenjës së Bricjapit. Pranojini të dy, sepse jeni të mbushur me energji të madhe.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Këto ditë po veproni në stilin tuaj. Ju pëlqen diçka që të tjerët i bën indiferentë. Sjellja e shpërqendruar dhe dëshira për aksione të lira janë në rregull. Jeni jokonvencional dhe origjinal. Më shumë po flisni sesa po punoni. Njëri nga shkaqet është që puna me të cilën po merreni nuk po ju pëlqen. Po fantazoni për diçka më dobiprurëse.
Shëndeti: Frikë, zhgënjime, depresion. Këto po i fshihni me buzëqeshje, duke krijuar iluzionin që jeni të gjithëfuqishëm. Kë po përpiqeni ta mashtroni? Dihet, vetveten!
Dashuria: Bëni diçka që t’i rregulloni marrëdhëniet me personin e dashur. A po e vëreni se sa jeni larguar kohëve të fundit nga ai. Nëse vazhdoni në këtë mënyrë, do të keni telashe.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Jeni në një fazë ekspansioni në të gjitha sferat e punës. Vetëm frika nga dështimi mund t’ju prishë punë. Po ju nevrikosin kolegët, moskujdesi dhe plogështia e bashkëpunëtorëve. Çdo gjë po ju nevrikos. Përpiquni të gjeni një punë të cilën mund ta bëni në vetmi, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta gjeni qetësinë.
Shëndeti: Hormonet janë të rrezikuara. Ato mund t’ju shkaktojnë telashe, qoftë kur është fjala për gjëndrat mbrojtëse, sëmundjen e sheqerit apo të prostatës.
Dashuria: Fillojani dashurisë në një mënyrë të re. Mos e ngarkoni veten me marrëzira, sepse jeni person i balancuar. Fati është në anën tuaj. Shfrytëzojeni.
PESHQIT 20.2 – 20.03.)
Puna: Do t’ju ofrohet një punë shumë interesante, e mirë dhe me fitime të mëdha. Pothuajse e pabesueshme që ekzistojnë punë të tilla. Aktualisht jeni në fazën e marrëveshjeve. Asgjë konkrete.
Shëndeti: Ka mundësi t’ju shfaqen probleme që kanë të bëjnë me ushqimin. Duhet ta kuptoni që shëndeti varet nga ajo që hani.
Dashuria: Personi i lindur në shenjën e Gaforres është kombinimi ideal. Shëtitja në natyrë, natën me hënë, apo biseda në restorant. Kur të kalojë entuziazmi, do ta kuptoni që akoma jeni në fillim. /Telegrafi/