Site icon Telegrafi

Horoskopi javor: Gjasat afariste dhe dashurore dikujt do t’ia ndryshojnë jetën, ndërsa të tjerët do të brengosen për shëndetin

Bëhuni gati për ndryshime të mëdha këtë javë

Yjet për këtë javë na kanë përgatitur ndryshime të konsiderueshme, mirëpo a do t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë varet nga ne – porosit horoskopi javor, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03 – 20.04.)

Karriera: Për shkak të ambicieve të mëdha kohë pas kohe dini t’i thyeni disa rregulla themelore apo që energjikisht të impononi vullnetin tuaj, pa konsultime paraprake me bashkëpunëtorët.

Shëndeti: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe do të ishte mirë të bëni një kontroll paraprak.

Dashuria: Në dashuri me këmbëngulje po provoni që të imponoheni si personalitet autoritar para partnerëve tuaj. Keni dëshirë të zbuloni një “gjurmë të dikujt në dashuri”. Ekziston personi i cili sillet në mënyrë shumë sfiduese ndaj gatishmërisë suaj emocionale, por tani për tani ju patjetër duhet të duroni. Spastroni mendimet dhe ndjenjat tuaja, para se të merrni vendimin e ri.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Karriera: Jeni i angazhuar në anë të ndryshme dhe me vigjilencë po i vëzhgoni ngjarjet e reja në skenën afariste. Është me rëndësi që t’i përhapni idetë tuaja në vendin e vërtetë.

Shëndeti: Ata që kanë probleme me tensionin, i këshillojmë që t’i shmangen debateve.

Dashuria: Nëse dëshironi të arrini afërsinë emocionale dhe pajtimin me personin e dashur, përdorni atutë tuaja të fshehta. Për shkak të lumturisë së përbashkët, bëni çdo gjë që është e nevojshme që ta ndihmoni financiarisht personin e dashur. Nuk ka arsye të hiqni dorë nga qëllimet e mira, kënaquni me situatat të cilat emocionalisht ju bashkojnë.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Karriera: Po veproni me maturi në situata të ndryshme, keni dëshirë të fitoni besimin apo simpatinë e dikujt në rrethin afarist.

Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.

Dashuria: Jeni i prirë ndaj ndryshimeve të shpeshta të sjelljeve dhe të gjendjes suaj shpirtërore. Ju duket se dikush në mënyrë “indirekte” po kontrollon lëvizjen tënde. Dëshironi të keni liri më të madhe emocionale apo rastin që të realizoni qëllimet tuaja në dashuri, mirëpo ngjarjet nuk po shkojnë në drejtimin që ju e dëshironi. E keni të vështirë të harmonizoni ritmin tuaj në dashuri dhe afinitetet tuaja në raport me personin e dashur.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Karriera: Keni një vrull të madh të energjisë kreative dhe nuk mund të pajtoheni me rezultate mesatare. Është e nevojshme të ndërmerrni iniciativë përkatëse, në mënyrë që t’i realizoni qëllimet tuaja afariste.

Shëndeti: Vetëm çlodhuni dhe gëzojini suksesit tuaj të shkëlqyer gjatë këtyre ditëve.

Dashuria: Bëni çdo gjë që të jetë e nevojshme që ta zbukuroni jetën tuaj intime dhe marrëdhënien me personin e dashur. Përpiquni të veproni me entuziazëm dhe joshje në raste të ndryshme. Entuziazmi dashuror tek ju zgjon energji të re dhe njëfarë fuqie të fshehur.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Karriera: Dini t’i realizoni qëllimet e dobishme dhe të keni ndikim të madh në bashkëpunëtorët tuaj. Dinamika e ngjarjeve afariste imponon temp të shpejtuar dhe kërkon aftësi të përshtatjes me shkathtësi.

Shëndeti: Kur ndiheni mirë, gjithçka shkon në mënyrë të shkëlqyeshme.

Dashuria: Jeni në një fazë elani emocional apo të një inspirimi të ri dashuror. Entuziazmi emocional të cilin po e ndieni, tek Ju zgjon dëshirën për takime të zjarrta. Po rrezatoni energji pozitive, dikush po e zgjon fluidin dhe “xixën dashurore” në sytë tuaj. Nëse nuk jeni të zënë, ju pret “një takim surprizë” apo një thirrje e dikujt.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Karriera: Keni bindjen se gjendeni para të tjerëve dhe me vetëbesim po hidhni poshtë vërejtjet e ndryshme të cilat nuk janë sipas dëshirës suaj. Insistimi i tepërt në interesat personale tërheq vëmendjen e rrethit tuaj dhe krijon probleme.

Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie, transmeton Telegrafi.

Dashuria: S’ka nevojë të besoni në fatin i cili vjen papritur apo pa miratimin e familjes tuaj. Entuziazmin emocional nganjëherë duhet “kontrolluar”, kini vëmendjen ndaj komenteve të dikujt. Keni prirje të bëni ndryshime të gjendjes suaj shpirtërore. Po i ekzagjeroni nevojat tuaja emocionale dhe shpesh në mënyrë shumë subjektive po e vlerësoni sjelljen e partnerit.

PESHORJA(23.09. – 22.10.)

Karriera: Po veproni aktivisht në anë të ndryshme dhe po arrini që të transmetoni impuls krijues apo energji kreative në rrethin tuaj. Blic-inteligjenca apo aftësia e përshtatjes efikase ju janë atu kryesore në takimet afariste.

Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, por mund të keni pak shqetësime nga fundjava.

Dashuria: Keni besim në aftësitë tuaja joshëse. Ju nevojitet prania dhe simpatia emocionale e dikujt, si nxitje plotësuese për shprehje më të gjerë kreative. Keni ide të pazakonshme dhe keni dëshirë që të impresiononi personin e dashur me stilin pazakonshëm.

AKREPI (23.10. – 21.11.)

Karriera: Keni dëshirë që t’i definoni vlerat e vërteta profesionale dhe t’i realizoni qëllimet tuaja. Duhet të kini vëmendjen te informatat e dobishme. Është e nevojshme të zbatoni forma të ndryshme të afarizmit të suksesshëm.

Shëndeti: Nga qetësia e marrëdhënieve tuaja do të varet dhe shëndeti juaj.

Dashuria: Nëse dikush ju nxit në shprehjen më të lirë emocionale, pranoni nxitjen e mirë. Përgjigjuni sinjaleve të reja emocionale apo ndonjë porosie dashurore të dikujt. Po përpiqeni që të parashikoni reagimin e dikujt, mirëpo spontaniteti dhe shfaqja e ndjenjave ndikon pozitivisht në marrëdhënien tuaj me personin e dashur.

SHIGJETARI (22.11. – 21.12)

Karriera: Mendojeni një plan të mirë dhe me mençuri prisni fazën përfundimtare në negociatat afariste. Është me rëndësi të keni përqendrim të mirë në takimet afariste.

Shëndeti: Këshillojmë ata që kanë tendencë të shtojnë në peshë të mos abuzojnë në tavolinë; të merren me sa më shumë me veprimtari fizike.

Dashuria: Inspirimi emocional tek ju zgjon ide të pazakonshme, po rrezatoni energji pozitive dhe dini ta dalloni vëmendjen e dikujt. Në kombinimin e fantazisë së shprehur dhe aftësive joshëse, veproni në mënyrë shumë joshëse ndaj rrethit tuaj. Në harmoni me statusin tuaj emocional apo afiniteteve, zgjidhni romancën e re dashurore.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Karriera: Jeni tepër krenarë për të negociuar mbi probleme të caktuara të cilat ju pengojnë. Ekzistojnë rregulla të caktuara të cilat patjetër duhet t’i respektoni në bashkëpunimin afarist. Veproni sipas ndërgjegjes suaj.

Shëndeti: Kujdes me pakënaqësinë emocionale.

Dashuria: Në perspektivën dashurore nuk ka nevojë që të mashtroheni me iluzione të mëdha dhe me premtime të dikujt. Si edhe deri tani, e sigurt është vetëm ajo që “fuqishëm” po e mbani në duart tuaja. Emocionalisht po shkapërderdheni apo po fantazoni së tepërmi për personin i cili ju është “i paarritshëm”. Qetësojini epshet tuaja dhe pranojeni realitetin në dashuri.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Karriera: Ju nevojitet një nxitje e mirë apo dikush i cili do t’ju përkrahë në situata vendimtare. Kombinimi juaj fitues, paraqet bashkim të gjërave të bukura dhe të dobishme në drejtime të ndryshme.

Shëndeti: Do të gëzoni një shëndet të plotë.

Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur, nganjëherë ju mungon elani i nevojshëm apo ju mungon guximi që t’i shfaqni qëllimet tuaja emocionale. Rregullat në dashuri ndryshojnë, janë të lejueshme të gjitha ato që çojnë në drejtim të lumturisë së përbashkët. Profilin tuaj emocional më së shpeshti e përcaktojnë dëshirat dhe mundësitë tuaja.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Karriera: Po veproni me energji në prani të rrethit tuaj dhe po përpiqeni që t’i harmonizoni interesat e ndryshme afariste. Është e nevojshme që ta caktoni kufirin e qartë midis interesave tuaja edhe afariste dhe standardeve, të cilat i imponon grupi i bashkëpunëtorëve.

Shëndeti: Projektoni një pushim qetësues.

Dashuria: Nuk dëshironi të analizoni për së tepërmi jetën tuaj dashurore, nuk ju pëlqen kur dikush ju pengon apo ju kufizon. Trysnia psikologjike dhe emocionale te ju krijon efekt të kundërt. Në raport me personin e dashur, ekzistojnë nevoja dhe interesime të ndryshme, mirëpo keni dëshirë t’i kaloni divergjencat në dashuri dhe të krijoni një harmoni të re. /Telegrafi/

Exit mobile version