Është fundi i qershorit, fillon të na buzëqesh korriku me kohë të bukur, ndërkaq jeta duket edhe më e bukur
Koha verore ka magjitë e veta, mirëpo nuk do të ishte ashtu sikur yjet të mos ndërhynin, transmeton Telegrafi.
Qe se çfarë thotë horoskopi për javën në vijim.
DASHI (21.03 – 20.04.)
Puna: Impulsiviteti dhe padurueshmëria juaj nga java e kaluar ju kanë sjellë mundësitë të cilat i keni dëshiruar, mirëpo edhe pasigurinë për të ardhmen. Mendimet tuaja këtë javë mbani për vete, mendoni cilat ju janë të gjitha ato opsione të hapura dhe çfarë në të vërtetë dëshironi nga karriera juaj.
Shëndeti: Në përgjithësi i mirë, mirëpo kujdes nga dhembja e kokës.
Dashuria: Jeni gati të eksplodoni këtë javë nga dëshira e zjarrtë për argëtim dhe aventura. Kjo pritet të jetë interesante nëse jeni të lirë, mirëpo nëse jeni në lidhje, sjellja e tillë do të mund t’ju shkaktojë probleme. Para se të filloni aksionin mendoni mirë për pasojat në mënyrë që më vonë të mos pendoheni për një shkëndijë të shkurtër afshi.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Mos lejoni që pakënaqësia t’ju shndërrojë në punëtor nervoz. Kërkoni kënaqësitë e vogla brenda punës të cilën e bëni dhe më lehtë do të prisni shpërblimin e merituar. Është me rëndësi të mbani marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorët dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.
Shëndeti: Filloni të stërvitni!
Dashuria: Nuk keni dëshirë kur ndokush ju detyron. Brenda jush zgjon kryengritësin pa arsye. Menjëherë mprihni shpatën, hiqni aureolën dhe niseni në sulm. Ngjarjet e paradokohshme shoqërore ju kanë lënë të pakënaqur, andaj niseni në hulumtimin e ndjenjave të thella dhe intime. Që këtë javë ju do të mund të takoni personin i cili do të t’ju ofrojë çdo gjë që ju duhet.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Merkuri ju sjell edhe komunikim të mirë me kolegët, andaj do të mund të ndiheni sikur keni arritur në kulmin e botës. Mos i harroni detajet, sepse këtë javë ato e bëjnë dallimin midis së mirës dhe punës së bërë në mënyrë të përpiktë. Shpërblimi nuk vjen menjëherë, por është sigurt.
Shëndeti: Kujdes nga stresi.
Dashuria: Merkuri sjell aromë dashurie rreth jush, por edhe ngjarje shoqërore të cilat do t’ju sjellin kënaqësi. Kujdes nga njerëzit rreth jush të cilët kanë qëllime të fshehta. Bëhuni pozitiv dhe gjërat do të jenë në favorin tuaj. Është e mundshme një aferë e fshehtë në fillim të javës, kujdes të mos përballeni me telashe. Qëndroni gjakftohtë në situata të vështira.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Sistemi i planetëve këtë javë ju sjell shpagimin e angazhimit dhe avancon në sferën afariste. Kjo nuk do të thotë që ende nuk do të detyroheni të jepni çdo gjë nga vetja. Mos u ngatërroni në marrëdhënie të cilat nuk kanë lidhje me ju, mos shpenzoni tepër energji në zgjidhjen e çështjeve të huaja.
Shëndeti: Është i mirë, kujdes nga ftohja.
Dashuria: Ngritja juaj shpirtërore dhe avancimi ju këtë javë ju çojnë deri në pikën në të cilën do të detyroheni të ndaheni me të kaluarën tuaj. Do të mund të ngatërroheni në një flirt apo lidhje pa obligime, të cilën familja juaj dhe miqtë nuk e përkrahin. Edhe pse mendja juaj ju thotë që këtë gjë nuk duhet ta bëni, afshi është më i madh se çdo gjë. Nëse nuk mund ta kontrolloni veten, bëhuni diskret.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Rezultatet e negociatave të paradokohshme financiare këtë javë ju vijnë në formë pagesash. Mbani qëndrim të sinqertë dhe pa i zmadhuar gjërat në mënyrë që të shmangni situatat e komplikuara. Durueshmëria është fjalë kryesore e javës. Përpiquni të jeni sa më pozitiv, edhe pse nuk është ashtu siç do të dëshironit. Në marrëdhëniet me kolegët mos u përpiqni të vini në pah gjithë atë që keni bërë, por tregoni shpirtin tuaj ekipor.
Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me fytin dhe kordhat e zërit.
Dashuria: Magnetizmi juaj natyral dhe karizma këtë javë pak janë dobësuar, mirëpo kjo nuk do të thotë që rreth jush nuk ka persona të cilët ju duan. Përkushtojuni personave të dashur dhe ofroni kujdes. Në marrëdhënien me partnerin këtë javë ka rëndësi të madhe komunikimi. Shmangni xhelozinë, pos nëse keni vërtet fakte bindëse.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Obligimet assesi nuk zvogëlohen sado që ju jeni përpjekur t’i përfundoni të gjitha. Fillimi i javës ju sjell falënderimin e kolegëve dhe eprorëve për çdo gjë që deri tani keni bërë, mirëpo edhe rrezik nga thënia e disa gjërave pa u menduar. Kujdes se kujt i besoni aq më parë nëse flisni diçka negative, sepse kurrë nuk dihet kush vërtet ju dëgjon.
Shëndeti: Lodhja kronike është duke u grumbulluar një kohë të gjatë, andaj sa më shumë të flini gjumë është më e mira që mund t’ia bëni vetes këtë javë.
Dashuria: Lidhje e përsosur ekziston vetëm në fantazi. Edhe pse gjithmonë duhet të synohet, është e kotë të insistohet në përsosmëri. Vënia e partnerit në piedestal kurdoherë duhet të shpaguhet, ndërsa më vonë vjen edhe zhgënjimi, sepse nuk është e gjitha ashtu siç keni menduar. Përpiquni ta shikoni partnerin me sy realë, me pak kritikë për gjërat të cilat nuk i keni për qejfi dhe më shumë mirëkuptim për partnerin. Kjo do t’ju sjellë avancimin më të madh në marrëdhëniet me të.
PESHORJA(23.09. – 22.10.)
Puna: Venera po bën çdo gjë në mënyrë që të realizoni kontaktet e mundshme më të mira me kolegët dhe klientët. Shfrytëzoni këtë përkrahje të planetëve, në mënyrë që të shmangni problemet të cilat i keni pasur në marrëdhëniet me kolegët. Kujdesuni në fillim të javës për sjelljet tuaja, sepse do të keni ndikimin e Marsit në debatet rreth çdo gjëje.
Shëndeti: I mirë.
Dashuria: Sharmi juaj i lindur dhe aftësia e krijimit të qetësisë dhe balancimit ju bëjnë partner të shkëlqyeshëm në mënyra të ndryshme. Mirëpo, e gjithë kjo nuk vjen kur përreth vetes keni tashmë ndonjë balancim si edhe partnerin i cili ju përkrah dëshirat tuaja të çuditshme. Nëse ju duket që keni dhënë shumë, mbase është koha për ndërrim të partnerit.
AKREPI (23.10. – 21.11.)
Puna: Kjo javë e rrit interesin tuaj, vendosmërinë dhe suksesin në punë. Ekziston mundësia e madhe e avancimit dhe e përmirësimit financiar në javën që është para jush. Nëse punoni në ekip, suksesi do të jetë edhe më i madh, sepse komunikimi me partnerët afaristë është në nivel shumë të lartë. Nëse firma ju është para ndonjë bashkimi, atëherë kjo javë është ideale për ta bërë këtë.
Shëndeti: I shkëlqyeshëm.
Dashuria: Radhitja e planetëve jua bën më të vështirë dallimin e marrëdhënieve me miqtë dhe partnerin dhe dallimin e dashurisë nga pasioni. Këtë javë lini kohë edhe për familjen edhe për miqtë, të cilët ju kanë dhënë përkrahje. Tregojuni një shenjë të vogël kujdesi se sa e vlerësoni atë që e bëjnë për ju. Planetët ju përkrahin gjatë gjithë muajit, andaj që në fillim të javës do të vëreni sa shumë njerëz të mirë keni rreth vetes.
SHIGJETARI (22.11. – 21.12)
Puna: Në punë nuk e keni edhe aq lehtë. Ju duket se të tjerët po ju punojnë prapa krahëve dhe, ajo që është më e keqja, me siguri është e vërtetë. Kujdes kujt i besoni në punë, sepse nuk janë të gjithë të sinqertë siç po paraqiten. Definoni qëllimet tuaja nga dita në ditë në mënyrë që ta lehtësoni situatën dhe të zvogëloni mundësitë e gabimeve. Kjo nuk do të zgjasë shumë.
Shëndeti:Ka mundësi t’ju dhembë koka.
Dashuria: Po luani lojë të vrazhdë, po kërkoni të drejtat tuaja në shoqëri dhe në marrëdhëniet me partnerin, ndërsa vendosmëria juaj do të mund t’i bëjë për vete shumë njerëz rreth jush. Jini më të matur derisa tregoni dhëmbët, sepse kufirin lehtë mund ta kaloni. Keni mundësi të bëni një hap të madh përpara në lidhjen romantike të cilën aktualisht e keni. Mendojeni mirë çdo gjë që keni nevojë dhe dëshironi nga partneri para se të niseni në “sulm”.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Mbani në mend, lumturia ndjek të guximshmit në gjithë atë që bëni në këtë javë. Kjo megjithatë nuk do të thotë prishje e urave pas vetes apo goditje e murit me kokë. Respektoni gjërat për të cilat keni menduar mirë dhe të gjitha gjërave qasuni me buzëqeshje.
Shëndeti: Zgjidhni problemet me stresin para se t’ju dëmtojë seriozisht.
Dashuria: Këtë javë përpjekjet tuaja që të argëtoni të gjithë që i keni rreth vetes do të mund t’ju kthehet në bumerang. Bëhuni të kujdesshëm me kë shoqëroheni dhe çfarë përshtypje dëshironi të lini. Konfliktet me partnerin këtë javë edhe për ju do të mund të nxjerrin anën e errët, të cilën nuk jeni edhe aq të gatshëm ta ndani me të tjerët.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Intuita juaj do t’ju udhëheqë më së miri nëpër mundësitë e hapura ndaj mënyrës më të mirë dhe më të lehtë të fitimit. Aspekti i Jupiterit ndaj shenjës suaj ju sjell lumturi në sferën afariste. Kjo javë do t’ju hapë mundësi interesante të bashkëpunimit afarist, të cilat do t’ju sjellin avancim në karrierë.
Shëndeti: I mirë, por kujdes nga ëmbëlsirat.
Dashuria: Nga pak po e kuptoni që disa gjëra në të cilat keni investuar shumë energji dhe mund nuk ia vlejnë. Lirisht ndryshoni çdo gjë që ju pengon në jetën personale dhe profesionale. Kjo javë ndonjë lidhje afatgjate do të mund të arrijë deri në fundin e tyre natyral. Qetësohuni dhe nisuni në pushtime të reja dhe shoqëri të cilat do t’ju sjellin përvojat që i dëshironi.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Puna: Ju hapen mundësitë e avancimit në punë, mirëpo aktualisht është me rëndësi ruajtja e sekretit. Në punë mos mbani anën e askujt në konfliktet të cilat në të vërtetë nuk janë të rëndësishme. Megjithatë, nëse do të jeni të detyruar të zgjidhni, atëherë qëndroni fuqishëm në zgjedhjen e parë. Pushoni të sakrifikoheni për shkak të të tjerëve dhe bëni atë që për ju është më e mira.
Shëndeti: I shkëlqyeshëm!
Dashuria: Kjo është koha ideale për t’iu përkushtuar personave të dashur si edhe për njohje me njerëz me tregime të ndryshme jetësore. Në fillimin e javës, Hëna do të mund t’ju shndërrojë imtësinë e parëndësishme në problem të madh, andaj shmangni zënkat, në shikim të parë të vogla, më mirë mos u kushtoni rëndësi gjërave ndaj të cilave reagoni në mënyrë që të keni komplikime të tjera. /Telegrafi/