Kjo javë nuk mund të jetë më e veçantë
Horoskopi javor rekomandon që tani është koha për dashuri dhe lumturi, prandaj duhet vetëm t’i hapni zemrat tuaja dhe kënaqeni, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Gjatë kësaj jave do të jeni shumë optimist. Nga investimet e bëra në afarizëm gjatë kësaj periudhe nuk do të mund të prisni rezultate. Ato mund t’ju vijnë më vonë. Në këtë periudhë është mirë të bëni paraqitje publike, në të cilat do të mund ta shfaqni talentin tuaj, por mos hiqni dorë as nga planet tuaja afariste.
Shëndeti: Probleme me nervat, kurrizin apo zemrën. Janë të mundshme edhe lëndime në komunikacion. Vetëm nëse veproni me kujdes, mund t’u shmangeni.
Dashuria: Janë dy persona që po ju dërgojnë sinjale që janë të interesuar të lidhen me Ju. Jeni duke u luhatur dhe nuk po dini se cili person është më i përshtatshëm për ju. Me cilindo person që do të krijosh lidhje dashurie nuk do të pendoheni.
DEMI (21.03 – 20.04)
Puna: Keni ide dhe kreativitet më shumë se kurrë më parë. Shfrytëzoni sa më mirë që të jetë e mundshme në planin afarist, por edhe në tregti. Do të arrini suksese aq të mëdha sa që më parë as që keni mundur t’i ëndërroni. Situata financiare do t’ju përmirësohet dukshëm.
Shëndeti: Jeni duke e tepruar me konsumim të ëmbëlsirave dhe të pijeve të gazuara. Kujdes, do t’ju shkaktojnë probleme me diabetin.
Dashuria: Gjatë ditëve në vijim do të kënaqeni me gjërat më të bukura. Është çasti më i volitshëm që t’i kompensoni ato gjëra që deri tani nuk keni pasur mundësi t’i përjetoni. Ju është fiksuar ideja në kokë se duhet të hyni në ujëra të jetës bashkëshortore. Ju dhe personi juaj i dashur do të jeni të ftuar në një ndejë solemne në të cilën do t’ju presin shumë surpriza të këndshme.
BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna: Punët me të cilat aktualisht jeni duke u marrë nuk do t’ju sjellin rezultate. Është mirë që të mendoni për një punë shtesë. Situatën financiare nuk e keni të volitshme. Një person juaji i afërm është i gatshëm t’ju ndihmojë, por vetëm me këshilla, ndërkaq ju keni nevojë më shumë për mjete financiare.
Shëndeti: Problemet me stomakun janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar. Është më se e preferuar të mbani dietë.
Dashuria: Me personin tuaj të dashur assesi nuk po mund t’i harmonizoni qëndrimet. Derisa ai dëshiron të dalë për blerje, ju më me dëshirë do të qëndronit në shtëpi dhe të kurseni sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo situatë po ju shkakton grindje të shpeshta, madje edhe serioze. Nga kjo situatë mund ta shpëtoni vetën nëse do të jeni të durueshëm. Nëse dëshironi të qëndroni në këtë lidhje, kujdes nga thashethemet dhe skandalet.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Më në fund jeni bindur se në rrethanat aktuale duhet ndryshuar mënyrën jetesës. Meqenëse planetët po ju përkrahin, këtë javë do të keni avancime. Fushat në të cilat mund të arrini suksese janë të lidhura me psikologjinë dhe me analizën e punës shpirtërore. Situata financiare ju është kaotike.
Shëndeti: Mund të ballafaqoheni me telashe të traktit urinar, mirëpo nuk do të jetë serioze nëse me kohë shkoni te mjeku.
Dashuria: Me një person të kësaj shenje do të keni një lidhje dashurie të bujshme dhe serioze. Jeni i mbushur me shumë elan, andaj edhe kënaqësitë tuaja seksuale do të arrijnë në kulm. Pyeteni personin tuaj të dashur a po i përjeton të njëjtat kënaqësi si ju. Mos harroni: në dashuri e mira me të mirë kthehet.
LUANI (23.07 – 22.08
Puna: Jeni preokupuar me një udhëtim nga i cili po prisni rezultate të mëdha. Situata në planin afarist është duke u përmirësuar. Një projekt të cilin keni hezituar ta realizoni tashmë në kohë të gjatë, duke menduar se nuk do t’ju sjellë rezultate, më në fund e keni kuptuar se vetëm ai do t’ju nxjerrë nga kriza financiare. Kjo ndryshe mund të quhet edhe sukses i vonuar financiar.
Shëndeti: Personat që merren me sport rrezikojnë të kenë probleme me dhembje të gjunjëve si pasojë e lëndimit të ligamenteve, ndërsa të tjerët telashe me stomakun.
Dashuria: Tashmë një kohë goxha të gjatë jeni duke hezituar se a duhet të lidheni me një person të shenjës së Bricjapit. Mjaft keni hezituar, mu ai person është shumë i përshtatshëm për ju. Nëse do të lidheni me këtë person, do të përjetoni çaste të paharrueshme.
VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)
Puna: Një vendim që do ta merrni në këtë periudhë do të ketë rëndësi të madhe në zhvillimin e afarizmit në të ardhmen. Vënie në përdorim aftësinë tuaj analitike dhe bëni një veprim të mirë. Shumica e punëve kërkojnë të jeni të durueshëm, të cilin e keni me bollëk. Meqenëse nevoja për punë ekipore është e fuqishme, rezultatet do të jenë të arritshme.
Shëndeti: Duhet të keni qëndrim më serioz ndaj shëndetit. Jeni person tepër të ndjeshëm, andaj po rrezikoni shumë, gjë që mund t’ju shkaktojë ndonjë sëmundje. Mbase reumatizmin, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore shumë gjëra po ju shkojnë mbrapsht. Kësaj po i kontribuojnë në masë të madhe edhe thashethemet që po qarkullojnë për lidhjen tuaj, të cilën me ngulm po e dëshironi. Situatën po e ngatërrojnë edhe të afërmit tuaj me ndërhyrjet e tyre.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Në planin afarist do të jeni tepër i angazhuar, për shkak se punët me të cilat po merreni kërkojnë përkushtim të madh. Jeni person që nuk frikësoheni nga përgjegjësitë dhe nga puna, andaj edhe çdo gjë do të shkojë si është më së miri. Tipike për personat e shenjës së Peshores është maturia, andaj edhe çdo gjë që dëshironi të filloni e peshoni me kujdesin më të madh.
Shëndeti: Shëndeti është duke u përmirësuar gradualisht. Patjetër duhet të ndryshoni qasjen ndaj problemeve dhe t’u shmangeni situatave që ju krijojnë stres.
Dashuria: Në periudhën e deritashme lidhjen tuaj e kanë karakterizuar xhelozia dhe dyshimet. Fajin për këtë kryesisht e keni ju. Grindjet me partnerin nuk ju çojnë gjëkundi. Mos e vini në lojë durimin e tij. Nëse jeni person i lirë do të bini në situatë që të luhateni midis dy simpative. Personi i shenjës së Dashit është i duhuri për ju. Hidhuni në përqafim dhe kënaquni me “magjitë” që do t’jua krijojë.
AKREPI (23.10 – 21.11
Puna: Jeni shumë hezitues derisa ia filloni ndonjë pune, mirëpo kur “i përvilni mëngët” dhe vendosni për diçka, askush nuk mund t’ju dalë përpara. Për këtë cilësi që e keni, bashkëpunëtorët gjithmonë i keni në anën tuaj.
Shëndeti: Situatat shëndetësore që po i përjetoni janë pasojë e lodhjes dhe e stresit. Rrezik edhe nga problemet me organet e tretjes.
Dashuria: Lidhja juaj dashurore po ju bën të ndiheni tepër të lumtur dhe të fascinuar. Ndarjen nga personi i dashur as që mund ta imagjinoni. Xhelozia dhe posesiviteti janë armiku kryesor. Një gjë duhet ta dini: në dashuri gjithmonë e mira me të mirë kthehet. Bëni mirë që të kujdeseni që edhe personi juaj i dashur t’i ndiejë gjërat ashtu siç i ndieni ju.
SHIGJETARI (22.11 – 21.12)
Puna: Kjo periudhë për ju është e suksesshme në të gjitha fushat. Është mirë që talentin tuaj ta shfaqni fushën e artit. Mos lejoni që gjërat t’ju dalin nga dora. Partnerët tuaj afaristë po ju përkrahin.
Shëndeti: Gjendja juaj shëndetësore është e duke u sanuar shpejt. Bëni çdo gjë që pasojat të jenë sa më të vogla.
Dashuria: Marrëdhëniet tuaja dashurore janë perfekte. Nuk po ngopeni duke ia përsëritur njëri-tjetrit fjalët më të bukura të dashurisë. Një person i shenjës së Luanit thjesht po ju admiron. Do ta keni të vështirë t’i rezistoni.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Jeni vetëm duke fantazuar. Pa angazhim konkret as që do të keni shansin që të përballeni me realitetin. Në punë jeni i ngathët dhe më me dëshirë problemet tuaja ua hidhni të tjerëve. Jeni të gatshëm që të shpifni edhe ndonjë të paqenë të vogël. Bashkëpunëtorët shumë shpejt do t’jua kthejnë shpinën.
Shëndeti: Sëmundjet psikosomatike janë pasojë e fantazive të parealizuara. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe astma, alergjitë, artriti, etj.
Dashuria: Për dashurinë po fantazoni, ndërkaq personin që e keni pranë po e idealizoni. Nuk po jeni në gjendje të kënaqeni dhe t’i hidheni në përqafim personit që e dashuroni. Nëse do të vazhdoni kështu, do të keni probleme. Kujdes, vetëm miku i vërtetë dhe atmosfera e mirë mund të jenë ilaçi i vërtetë që do t’i rregullojë marrëdhëniet me personin e dashur.
UJORI (21.01 – 18.02)
Puna: Ka shanse që këtë javë problemet tuaja financiare të fillojnë të përmirësohen. Ju janë shterur forcat që të ballafaqoheni me këto telashe. Një bashkëpunëtor juaji me durim po përpiqet t’ju ndihmojë që të nxirreni nga kjo situatë e pakënaqshme financiare.
Shëndeti: Hormonet mund t’ju shkaktojnë mundime, qoftë kur është fjala për gjëndrat tiroide, diabetin apo prostatën. Menjëherë shkoni te mjeku.
Dashuria: Nuk është mirë të grindeni me personin e dashur. Jeni para një dileme të madhe, sepse po mendoni se personi i dashur nuk po menaxhon mirë buxhetin familjar. Ruajuni nga aferat dhe thashethemet. Përpiquni që të qëndroni larg personave të cilët ju mërzisin me telashet e tyre.
PESHQIT (21.01 – 18.02)
Puna: Është koha që më në fund ta kuptoni se çfarë qëndrimi duhet të mbani gjatë kësaj jave. Jeni person energjik dhe i sigurt në atë që po e bëni. Edhe pse aktualisht nuk mund të kënaqeni me punët që jeni duke i përfunduar, së shpejti do të vijnë ditë të mira dhe mundësi për suksese të reja afariste.
Shëndeti: Krizën shëndetësore e keni kapërcyer. Shëndeti kryesisht është i mirë, me përjashtim të pikës së dobët që e kanë personat e kësaj shenje – e ajo është stresi.
Dashuria: Dashuria e pamenduar mirë është gjëja më e keqe. Nuk po mund të bindeni se personi të cilin po e dashuroni nuk është për ju. Nga ai jeni bërë i varur edhe seksualisht. Me entuziazmin e madh që po ia shfaqni, po e bëni për vete, por jo për një kohë të gjatë. /Telegrafi/