Oksitocina, i njohur si hormoni i afërsisë, prodhohet nga organizmi dhe nxit ndjenjat romantike. Deri më tani është treguar se luan një rol të rëndësishëm në raportet ndërmjet njerëzve dhe në krijimin e lidhjes ndërmjet nënës dhe fëmijës.
Po ashtu nxit shoqërimin më aktiv, por siç duket edhe orgazmat janë më të shpeshta nën ndikimin e këtij hormoni.
Në bazë të një studimi të cilin e kanë realizuar shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut, është treguar se pjesëmarrësit në studim të cilët kishin thithur oksitocinën, kishin mbetur më besnikë.