Bayern Munich ka triumfuar 4-3 ndaj Holstein Kiel në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga.
Pas 19 minutash lojë, Jamal Musiala kaloi Bavarezët në epërsi me asistimin e Michael Olise.
Për 2-0 u përkujdes Harry Kane (45+3’), që pranoi një asistim perfekt nga Kingsley Coman.
Sulmuesi anglez ishte edhe njëherë në listën e golashënuesve, pasi realizoi për 3-0 në minutën e 46-të me asistimin e Raphael Guerreiros.
Tetë minuta më vonë, Serge Gnabry shënoi golin e katërt për Bayernin, për të vulosur kështu fitoren e tyre.
Por, vendasit nuk arritën të mbanin portën e paprekur, pasi Holstein i befasoi me tri gola, ndërsa fillimisht shënoi për 4-1 në minutën e 62-të me anë të Porath.
Mysafirët ia dolën të realizonin e dhe golin e dytë, për rezultatin 4-2, kur Steven Skrzybski (90+1′) befasoi mbrojtjen e vendasve me një gjuajtje.
Skrzybski ia doli t’i befasonte sërish Bavarezët, kur dy minuta më vonë realizoi për 4-3, duke futur nën presion këta të fundit, por që ia dolën t’i marrin pikët e plota
Pas javës së 20-të, Bayern Munichu vazhdon si lider me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 21-të takohen me Werder Bremenin. /Telegrafi/