Telegrafi

Holanda fiton ndaj Bullgarisë dhe ngjitet në vendin e tretë në Grupin A (Video)

Përfaqësuesja e Holandës ka fituar ndaj asaj të Bullgarisë me rezultat 3-1.

Tulipanët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Golin e parë në takim e shënoi Davy Propper në minutën e shtatë pas asisitmit nga Daley Blind dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Blind asisitoi edhe te goli i dytë në minutën e 67-të nga Arjen Robben. Për mysafirët golin e nderit e shënoi Georgi Kostadinov në minutën e 69-të.

Për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Propper në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitore Holanda ngjitet në vendin e tretë në Grupin A me 13 pikë, një më shumë se Bullgaria.

Në vendin e parë është Suedia me 16 pikë, aq sa Franca në vendin e dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/