Telegrafi

Hojlund zbulon se çfarë i tha Casemiro në momentin që e tërhoqi për fanelle në humbjen ndaj Arsenalit

Manchester United ka humbur në derbin e javës në Ligën Premier nga Arsenali me rezultat 3-1.

Në këtë sfidë ka debutuar edhe transferimi i ri i Manchester United, Rasmus Hojlund me danezin që pati një moment të sikletshëm me mesfushorin brazilian Casemiro.

Pamjet kur Casemiro e tërhoqi për fanelle danezin e ri u bënë virale në rrjet, teksa ka qenë vet Hojlund që ka zbuluar gjithë bisedën që pati me brazilianin.

“Ai thjesht tha diçka në spanjisht, ‘Vamos’ ose diçka të tillë”, deklaroi fillimisht sulmuesi i talentuar danez.

“Casemiro ishte i lumtur që i dhashë skuadrës një dinamikë ndoshta pak më ndryshe nga ajo që i dha Martial”.

“Në fund të fundit, ai nuk më ka parë të luaj më parë. Kështu ai më tha se ishte i befasuar këndshëm kur më pa të luaja”, deklaroi sulmuesi danez.

Hojlund iu bashkua klubit gjatë verës për 85 milionë euro, derisa ndeshjen e parë e zhvilloi pikërisht ndaj Arsenalit në humbjen 3-1.

Talenti danez la një përshtypje të shkëlqyer në paraqitjen e tij të parë për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/