Site icon Telegrafi

Hojlund thotë se dëshiron të fitoj trofe me Man Utd

Rasmus Hojlund ka kompletuar transferimin te Manchester United ditë më parë dhe ai ndihet shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierë.

Djajtë e Kuq kanë paguar 70 milionë euro për transferimin e danezit në Old Traford nga Atalanta.

Lexo po ashtu Rasmus Hojlund ka përmbushur tashmë një ëndërr te Man United

20-vjeçari ka folur për transferimin e tij te Djajtë e Kuq duke thënë se është entuziast për këtë aventurë dhe se do të derdh gjak për fanellën e United.

“Jam entuziast, do të derdh gjak për këtë fanellë dhe dua të fitoj trofe, prandaj jam këtu. Sigurisht që kam shumë për të mësuar, por dua të bëhem një sulmues i klasit botëror sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lexo po ashtu Rasmus Hojlund nuk është ende gati të luajë për Man United

“Unë jam këtu edhe sepse Liga Premier  është më konkurruesja në botë. Të luaja për Manchester United ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe këta faktorë më shtynë të vendos të vij këtu”, deklaroi Hojlund.

Reprezentuesi danez u kërkua edhe nga skuadrat tjera të mëdha si PSG,Real Madrid apo Bayern Munich, por ai ishte i vendosur t’i bashkohej vetëm Djajve të Kuq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version