Site icon Telegrafi

Hojlund tallet keq me yllin e Man Cityt pas fitores – ia kushton një poezi në Instagram

Rasmus Hojlund u tall keq me Kyle Walker duke ia kushtuar atij një poezi në rrjetet sociale pas fitores dramatike të Manchester United ndaj Manchester Cityt. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Cityt të cilët shënuan për 1-0 me Josko Gvardiol. 

Sidoqoftë, rikthimi i madh i Unitedit erdhi në pjesën e dytë, më saktësisht pak minuta pa përfunduar ndeshja. 

Me dy gola pak minuta pa përfunduar koha e rregullt, Bruno Fernandes dhe Amad Diallo realizuan për të kompletuar rikthimin e madh. 

Lexo po ashtu “Tri pikë, por duhet të bëjmë më shumë”, Amorim me këmbë në tokë pas fitores në derbi

Hojlund dhe Walker u përplasën kokë më kokë në këtë takim dhe duket se për danezin kjo nuk ishte diçka që mbeti vetëm në fushë. 

Pas përfundimit të ndeshjes, Hojlund publikoi në Instagram një foto të tij së bashku me Walker duke e shoqëruar me një përshkrim interesant. 

“Mançesteri është i kuq… lulet janë të kaltra. Çfarë paraqitje brilante, por Oscar (çmimi) shkon për…”, ka shkruar Hojlund. 

Kjo fitore ishte më se e nevojshme për Unitedin pasi ata paraprakisht kishin humbur dy takimet e fundit në kampionat./Telegrafi/

Exit mobile version