Site icon Telegrafi

Hojlund merr numrin e ri te Man Utd, e lë të lirë fanellën për Zirkzee

Ndryshime të mëdha pritet të ketë te gjiganti anglez Manchester United për sezonin e ri.

Përveç që po ka prurje të reja, do të ketë ndryshime edhe te numrat e futbollistëve nga sezoni i ri.

Sulmuesi danez i Man Utd, Rasmus Hojlund do të marrë fanellën me numrin nëntë, pasi kishte veshur numrin 11 në sezonin e tij të parë.

Lexo po ashtu Të gjithë në shitje, vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Man Utd

Sipas The United Stand, Hojlund, i cili u bashkua nga Atalanta verën e kaluar, do të trashëgojë numrin e veshur më parë nga Anthony Martial, me sulmuesin francez që tanimë është larguar.

Ndërkohë, transferimi i ri i Djajve të Kuq Joshua Zirkzee  pritet të marrë fanellën e mëparshme me numrin 11 të Hojlund në Old Trafford.

Lexo po ashtu Zirkzee i ka treguar Unitedit numrin që e do në fanellë, por Hojlund mund t'ia mohojë atë

Hojlund do të punojë ngushtë me trajnerin e ri të ekipit të parë, Ruud van Nistelrooy, në mënyrë që të bëhet një sulmues më i qëndrueshëm se vitin e kaluar.

Danezi i talentuar është shpresa e madhe e Djajve të Kuq të cilët kishin shpenzuar rreth 80 milionë euro për transferimin e tij në Old Traford. /Telegrafi/

Exit mobile version