Manchester United triumfoi 2-1 përballë Viktoria Plzenit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Kishte shumë tensione mes lojtarëve në 45 minutat e parë, por që në pjesën e dytë gjërat filluan të relaksoheshin mes tyre.
Një përplasje e nxehtë nga kamerat u kap mes Rasmus Hojlund dhe Amad Diallo.
Diallo nuk kishte pasuar në një moment te Hojlund, që shënoi dy gola në këtë takim.
Kamerat pas ndeshjes kanë kapur përplasjen e dyshes së Manchester United, ndërsa edhe pas ndeshjes holandezi ishte i acaruar me Diallon.
Ruben Amorim ka thënë pas ndeshjes se ajo përplasje mes tyre tregon se gjithkush duhet të përmirësohet dhe janë gjëra që ndodhin në një ekip. /Telegrafi/