Hoffenheimi e ka befasuar Bayern Munichun në Allianz Arena në kuadër të javës së shtatë në Bundesligë, pasi e ka mposhtur me rezultat 1-2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse shanset e mira nga ana e bavarezëve nga munguan, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Pjesa e dytë filloi më mirë për mysafirët që shënuan me anë të Sargis Adamyan që realizoi në minutën e 54-të me asistimin që i bëri Dennis Geiger.
.. ich geb mein ❤️ für Dich! 🎶 #FCBayern #FCBTSG pic.twitter.com/t2F4A67ns6
— FCB-Fanbetreuung (@FCBayern_FB) October 5, 2019
Bavarezët filluan ta ashpërsonin më shumë lojën dhe arritën që ta barazonin rezultatin me golin e shënuar nga Robert Lewandowski (73’) nga asistimi që pranoi prej Thomas Mullerit.
Por, Adamyan ishte tejet i disponuar për lojë dhe arriti ta rikthente epërsinë për Hoffenheimin në minutën e 79-të, për t’i siguruar kështu skuadrës si tij tri pikë.
Bayerni pësoi humbjen e parë në këtë sezon, derisa renditet në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa në xhiron e tetë do të takohen me Augsburgun. /Telegrafi/