Site icon Telegrafi

Hoffenheim po mendon ta ‘përzë’ Mërgim Berishën – edhe pse paguan për të 14 milionë euro

Mërgim Berisha mund të largohet nga Hoffenheim pas vetëm një vit e gjysmë me klubin gjerman, pasi sulmuesi nuk i ka arritur pritshmëritë, ndërsa edhe problemet që i shkaktoi nuk ishin të vogla.

Hoffenheimi pagoi 14 milionë euro në verën e vitit 2023, por tani klubi gjerman po e shqyrton opsionin për të ndarë rrugët me 26-vjeçarin.

Këtë edicion, Berisha ka një gol e një asistim në 11 paraqitje në kampionatin gjerman, por më shumë u fol për telashet që i kishte në ekip jashtë fushë.

Ndonëse u ble shtrenjtë, Hoffenheimi mund të heqë dorë nga Berisha që në afatin kalimtar të janarit edhe pse ai ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Mediumi i njohur gjerman, Kicker, ka shkruar për largimin e mundshëm të Berishës që në fillim të vitit të ardhshëm.

“A do të largohet Mërgim Berisha nga Hoffenheimi në dimër? Sipas informacioneve të ‘Kicker’, 26-vjeçari, i cili dikur ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë me një transferim prej 14 milionë eurosh, është kandidati me gjasat më të mëdha për largim. Për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar dhe përplasjes me ish-trajnerin Pellegrino Matarazzo, Berisha ende nuk ka gjetur formën e tij”, ka shkruar Kicker të hënën.

Berisha ka bërë karrierë te RB Salzburgu, Lieferingu, LASK, Magdeburgu, Altach, Fenerbahçe dhe Augsburg.

Lexo po ashtu Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme - Mërgim Berisha ka kërkuar falje ndaj trajnerit dhe klubit

Berisha Madje ka dy paraqitje me Gjermaninë A, ku luajti në miqësoret ndaj Perusë e Belgjikës, por nuk është ftuar më, ndërsa ai kishte luajrtur edhe me emrin e Kosovës më hërët. /Telegrafi/

Exit mobile version