Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka thënë se Douglas Costa është mercenar.
Braziliani u bashkua me Bianconerët për 6 milionë euro si huazim me mundësi blerje për sezonin e ardhshëm.
Nëse Juve vendos të mos e blejë ai nuk do të kthehet më në Bavari.
“Zëvendësues te Franck Ribery dhe Arjen Robben? Do të mundohemi ta gjejmë formulën e duhur. Me Costan nuk bëri punë, pasi është paksa mercenar, një karakter që nuk na pëlqen”.
“[Kingsley] Coman është i ri me një talent të madh, dhe i duhet punë.
“Nëse as ky nuk bën punë, do të duhet ta kërkojmë një zëvendësues për të’, ka thënë Hoeness. /Telegrafi/