Telegrafi

Hoeness: Ancelotti kishte pesë lojtarë kundër

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness zbuloi se qëndrimi i Carlo Ancelottit në klub u bë i papërshtatshëm pasi një grup prej pesë lojtarësh u kthyen kundër trajnerit italian.

Ancelotti u shkarkua të enjten pas një disfatë të thellë 3-0 ndaj ish-klubit të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, në kapitullin e tij të fundit pas një fillimi të dobët të sezonin në ligë dhe gara evropiane.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bayern Munich konfirmon shkarkimin e Ancelottit, tregon zëvendësuesin e tij (Foto)

Në njoftimin e vendimit, drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, pretendoi se shkarkimi i Ancelottit ishte për shkak të shfaqjeve të ekipit që nuk përmbushnin pritjet.

Por, Hoeness tregoi se fraksionet e dhomave të zhveshjes luajtën një rol kyç në rrëzimin e menaxherit.

Lexo po ashtu Ancelotti flet pas shkarkimit nga Bayerni (Foto)

“Kishte pesë lojtarë kundër Ancelottit”, ka thënë fillimisht Hoeness për mediumin Westfalenpost.

“Ishte e pamundur të dilje nga kjo”, përfundoi presidenti i Bayernit.

Ancelotti me futbollistët e Bayernit gjatë një stërvitje

Treshja e yjeve Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Arjen Robben kanë shprehur të gjithë pakënaqësinë e tyre në faza të ndryshme të sezonit, me të cilët refuzonin të mbështesin Ancelottin pas disfatës në Paris.

Ish-mbrojtësi francez i Bayernit, Willy Sagnol është instaluar si menaxher në baza të përkohshme në vendin e Ancelottit. /Telegrafi/