Presidenti i ri i Bayern Munichut, i rikthyeri Uli Hoenes, ka thënë se Liga Premier është dukshëm financiarisht para gjermanëve.
64-vjeçari deklaroi se klubi i tij Bayern Munich është shumë larg rivalëve anglezë, shkaku i kontratës së jashtëzakonshme televizive që ka siguruar ky kampionat.
“Nuk ekziston më një garë në kushte të barabarta në aspektin e biznesit. Shihni të ardhurat nga e drejta televizive në Angli, Bayerni është 200 milionë euro pas klubeve kryesore angleze”.
Klubi bavarez e mbylli vitin e shkuar me shifra rekorde dhe me fitime prej 30 milionë euro.
Por as ky fakt nuk e ndihmon klubin që të përfitojë më shumë se klubet angleze. /Telegrafi/