Një foshnje e porsalindur ishte e gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në një kazanë plehrash në Vravrona, Greqi.
Një video më të fundit të publikuara, babai 24-vjeçari shihet duke e hedhur foshnjën në kazanin e plehrave.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë burrin që po shkon drejt koshit të plehrave duke mbajtur fëmijën – të mbështjellë me një qese të bardhë – dhe duke e hedhur.
Çifti nga Nepali janë arrestuar, ndërsa në polici kanë deklaruar se nuk e kanë varrë fëmijën, por se ka lindur para kohe në muajin e katërt dhe abortin e ka kryer në dhomën e hotelit.
Shkaku i vdekjes së foshnjës do të zbardhet të hënën përmes ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila do të përcaktohet nëse foshnja ka qenë tashmë e vdekur kur është hedhur në plehra apo nëse është hedhur e gjallë.
Autopsia do të tregojë nëse ka pasur oksigjen në mushkëritë e të porsalindurit dhe pritet të dihet se trupi kishte shenja të lëndimeve. Domethënë, nëse këto vijnë nga dora e njeriut ose janë pasojë e hedhjes në kosh. /Telegrafi/