Mesfushori i Leicester, Danny Drinkwater është ftuar që të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për miqësoret marsit kundër Gjermanisë e Holandës.
Kjo është hera e parë për mesfushorin e Leicesterit që ftohet nga Hodgson së bashku me mbrojtësin Tottenhamit, Danny Rose.
Michael Carrick i Man United është lënë jashtë listës së të ftuarve për kombëtaren angleze ndërsa në mbrojtje Hodgson ka preferuar Rose dhe Bertrand në vend të Leighton Baines dhe Kieran Gibbs
Portierë: Butland, Forster, Hart.
Mbrojtës: Bertrand, Cahill, Clyne, Jagielka, Rose, Smalling, Stones, Walker.
Mesfushorë: Alli, Barkley, Dier, Drinkwater, Henderson, Lallana, Milner, Sterling.
Sulmues: Kane, Sturridge, Vardy, Walcott, Welbeck.
Danny Drinkwater