Ish futbollisti, tani trajneri Hivzi Ahmeti është afër që të marr drejtimin e juniorëve të Prishtinës.
Telegrafi ka mësuar se tashmë ka një marrëveshje në parim mes klubit dhe Ahmetit, ku së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.
Ahmeti ka qenë futbollist i Prishtinës në të kaluarën, ndërsa ka bërë karrierën edhe te Dinamo Tiranë, Gjilani, Drita, Ramiz Sadiku, Besiana, KEK-u, 2 Korriku e Flamurtari.
Ai tash e një kohë merret me përgatitjen e kategorive të reja, ku përveç klubeve, ai ka marr pjesën edhë në kampe të klubeve të njohura si trajner.
Ahmeti ishte pjesë e Milan Junior Camp (2010), Barca Camp (2016), Dinamo Zagreb Camp (2019) dhe Valencia Camp (2020).
Si trajner ka drejtuar klube si Arsenal U15, Rilindja U17, Fushë Kosova U19 dhe Flamurtari U19.
Ndërkohë në Superligë ai ka qenë ndihmës i Gani Sejdiut te Drenica.
Ai merret edhe me stërvitje individuale të lojtarëve që luajnë në Angli, Portugali, Gjermani dhe Itali, por edhe me lojtarë nga Superliga e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë.
Ahmeti pritet ta marr drejtimin e Prishtina U19 në vend të Leotrim Krasniqit që nuk është më pjesë e këtij klubi. /Telegrafi/