Hit i ri i trajnimit nënkupton ushtrimin me ndihmën e konopëve elastikë!
Këto trajnime mbahen në Bankok, mirëpo jemi goxha të sigurt që do të “përhapen” në gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Në xhirim i cili tregon trajnimin “bungee’, shihet grupi i njerëzve të lidhur me konopë elastikë të cilët “fluturojnë” në ajër duke bërë ushtrime në ajër.
Fjala është për trajnimin e intensitetit të lartë, ndërkaq ata të cilët ushtrojnë në këtë mënyrë gjithashtu bëjnë kërcim në hap, galiç dhe pompa të lidhur me konopë.
Trajnimi në të vërtetë është miks i kërcimit dhe ushtrimeve aerobi, kështu që ndikojnë në tërë trupi, ndërkaq ekspertët thonë që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve.
Shikojeni videon se si duket trajnimi:
/Telegrafi/