Jeta ka dashur që vëllezërit Mehmedi të kenë histori të ndryshme. Admiri është bërë futbollistë i nivelit të lartë, ndërsa vëllai i tij i madh, Arsimi, është një shofer autobusi
Gazeta zvicerane Blick ka treguar një rrëfim interesant për vëllanë e heroit zviceran, Admir Mehmedit, Arsimin, i cili është një shofer autobusi në Winthertur.
Arsimi ishte ulur afër ekipit kombëtar të shtunën e kaluar kundër Shqipërisë në stadiumin e Lensit, kur shefi e tij e mori në telefon dhe ia kumtoj lajmin negativ: “Arsim, unë nuk mund të ju jap javën e ardhshme pushim, kështu që ju duhet të vini në punë”.
Pas kësaj telefonate Arsimi anulon qëndrimin e tij në Lens dhe udhëton plot 750 km për në Winterthur, për t’u rikthyer në punë. Për fat të keq, orari i punës fillon në ora 14:00, derisa Zvicra po luante me Rumaninë nga ora 18:00.
“Ishte ora 19:15 dhe isha në ndalesën e fundit në Rosenberg. Kisha një radio të pajisur me telefon dhe kështu provova të lidhem me ndeshjen”, deklaroi Arsimi. Ky ishte momenti kur Admiri godet dhe shënon. Ai barazon rezultatin në 1:1 dhe i japë shpresa Zvicrës.
“Kam bërtitur me zë të lartë. Udhëtarët ishin të habitur dhe më pyetën çfarë ndodhi. U thashë me krenari se vëllai im ka shënuar dhe të gjithë ishin të kënaqur me mua”, u përgjigj Arsimi me emocione.
“Ai është vëllai im i vetëm. Ne jemi të lidhur shumë, sepse ai gjithmonë më ka mbrojtur mua. Ai ka punuar shumë dhe ia ka arritur qëllimit. A jemi të ndryshëm? Ai luan futboll, kurse unë drejtoj autobusin”, përfundoi rrëfimin e tij për ‘Blick’.
Familja Mehmedi erdhi në Wintherthur 14 vjet më parë nga qyteti i Ticinos, ndërsa si çdo familje emigrante edhe këta u ballafaquan me shumë vëshirësi. /Telegrafi/