Është hera e parë në histori që katër përfaqësuese britanike sigurojnë kualifikimin.
Kualifikimi i katër përfaqësueseve britanike në fazën tjetër të Kampionatit Evropian i ka befasuar të gjithë fanatikët e sportit.
Përveç Anglisë, që gjithmonë merr pjesë dhe është emër i madh i futbollit, kualifikimin e kanë siguruar edhe Uellsi, Republika e Irlandës dhe Irlanda Veriore.
Kjo është hera e parë në histori të futbollit, pasi më parë përfaqësuese si Uellsi e Irlanda e Veriut rrallë herë kanë siguruan pjesëmarrjen në gara të mëdha e lerë më kualifikimin.
Ky kualifikim i të gjithë britanikëve ka befasuar edhe legjendën angleze të futbollit, Gary Lineker, i cili është shprehur në rrjetin social ‘Twitter’.
“E mahnitshme. Kemi Republikën e Irlandës, Uellsin, Anglinë dhe Irlandën e Veriut në 1\8 e Euro 2016. E dua këtë”, deklaroi Lineker. /Telegrafi/