Nëse është një gjë për të cilën të gjitha femrat mund të pajtohen, atëherë ajo gjë është se të gjitha duan të kenë xhepa në rrobat e tyre.
Por, edhe në vitin 2019 shumica e rrobave të femrave ose nuk kanë fare xhepa, ose kanë xhepa të thellë dy centimetra sa për ngushëllim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, historikisht, rrobat e femrave asnjëherë nuk kanë pasur xhepa – dhe arsyeja për këtë është paksa acaruese.
Para shekullit të 17’të, rrobat e dy gjinive nuk kishin pasur xhepa, dhe dy gjinitë është dashur të mbajnë çanta me vete. Por kah shekulli i 18’të, rrobat e meshkujve papritmas kishin pasur xhepa – femrat, normalisht, kishin mbetur mbrapa.
Në mesin e viteve të 1800’ta, kur femrat po luftonin për liri, kishin filluar të shfaqeshin xhepa në rrobat e tyre. Xhepat atëkohë përfaqësonin pavarësi për to.
Sidoqoftë, pas luftës, xhepat prapë dolën nga moda.
Pra, përgjatë historisë, femrat kanë pasur një lidhje komplekse me xhepat. Edhe tani ka kritika të shumta për faktin se xhepat e rrobave të femrave nuk kanë hapësirë as për ta mbajtur një iPhone – i cili është thuajse i domosdoshëm ditëve të sotme.
Rrobat pa xhepa gjithashtu nënkuptojnë se femrat duhet të investojnë në çanta dore – strategji e cila iu siguron më shumë para industrisë së modës. /Telegrafi/