Site icon Telegrafi

“Historia ime, dinjiteti im” – Organizata ‘Inkluzioni’ mban punëtorinë për të mbështetur nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Organizata joqeveritare në Gjilan ‘Inkluzioni’ në kuadër të projektit “Historia ime, dinjiteti im” ka zhvilluar punëtorinë për të mbështetur nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ashtu siç njofton organizata, projekti trajtoi një temë të rëndësishme: Identifikimi, referimi dhe përgjigja ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe diskriminimit te gratë dhe vajzat me afësi të kufizuaa dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Ky takim pati si qëllim diskutimin rreth Klinikes Mobile dhe punës në terren e gjithashtu për ofrimin e shërbimeve që mundësojnë përmirësimin e kushteve dhe mundësive për këtë kategori të rëndësishme shoqërore”, thuhet në njoftim të organizatës.

Lexo po ashtu Nënat vetushqyese dhe sfida e kujdesit për fëmijët me nevoja të veçanta, organizata joqeveritare 'Inkluzioni' në mbështetje të tyre

Nga “Inkluzioni” theksohet se nëpërmjet këtyre diskutimeve dhe bashkëpunimit, synojnë të krijojnë mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë dhe shërbime që ndryshojnë jetë.

Ndryshe, të pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i shoqatës ‘Handikos’ në Gjilan, Fatmir Shurdhani dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version